• |
ide | kryesore

Arratisja nga burgu në Itali, në 2016 Edison Pula iku edhe nga komisariati i Krujës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Anëtari i bandës së Niklës, Edison Pula dhe dy shqiptarë të tjerë janë arratisur nga burgu i Trevisos, rreth orës 5 të mëngjesit, pasi kanë prerë hekurat e dritares në qeli dhe kanë zbritur me çarçafë. Për dy prej shqiptarëve, liria zgjati shumë pak pasi u kapën menjëherë nga policia italiane, ndërsa Pula arriti të humbiste gjurmët. Pula, 27 vjeç akuzohej për 50 vjedhje në Trentino. Ai është protagonist i shumë ngjarjeje kriminale, por njëra prej të cilave ka bërë më shumë bujë është më 14 nëntor 2021, në Marok të Mogliano Veneto, brenda vilës së biznesmenit Giancarlo Miotto.

Megjithatë ky skenar, i ngjashëm me atë të një filmi, nuk është hera e parë që vihet në jetë nga Edison Pula. Në vitin 2016 ai ka arritur të arratiset në momentin që po transferohej nga komisariati i policisë për në burg. Në dhjetor të vitit 2016, Pula dhunoi dy policët që e shoqëruan gjatë transferimit dhe mundi t’u ikte duke kapërceu murin rrethues të komisariatit të Krujës. Në atë kohë, Edison Pula ishte një nga 9 të arrestuarit që u prangosën si të dyshuar për atentatin me eksploziv në makinë ndaj Gentian Bejtjes më 19 shtator të 2016.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *