• |
ide | kryesore

Arratisja spektakolare nga burgu, ende asnjë gjurmë nga Roland Dedja

Arkiva, Lajme, Të fundit



Asnjë gjurmë nga Roland Dedja, i cili u arratis nga burgu Castrogno në të gdhirë të ditës së djeshme. Kontrollet po bëhen gjithnjë e më të forta në provincën e Teramos, duke përfshirë pikat e kontrollit rrugor dhe patrullat e policisë për te kapur të burgosurin shqiptar 39-vjeçar, fotografia e të cilit është publikuar.

I burgosuri ishte në burgun e Abruzzos pas arrestimit të tij në Martinsicuro qershorin e kaluar për akuzat e drogës dhe grabitjes. Ai priste të gjykohej.

Kërkimi nisi me vonesë, sipas burimeve të brendshme të cituara nga ANSA, me alarmin e ngritur pas një periudhe të caktuar kohe pas zhdukjes së shqiptarit. 39-vjeçari do të kishte shfrytëzuar një defekt në kontroll, duke përfituar nga puna në burg dhe me litarin malor të fiksuar në kangjellat e hekurt, ai u ul i ndihmuar edhe nga një bashkëpunëtor, i cili me dron i dha mjetet e arratisjes.

Por Dedja nuk është i panjohur për këtë lloj sipërmarrjeje. Në vitin 2010 ai arriti të arratisej nga burgu i Pizës, ku u ndodhej për vrasje dhe tentativë vrasjeje. Me të, në atë rast ishte edhe një i burgosur tjetër, me të cilin u arratisen me çarçaf. Të dy u kapën disa muaj më vonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *