• |
ide | kryesore

Brenda dasmës së Britney Spears dhe Sam Asghari (FOTO)

-Instant, Paparazzi, Slider



Britney Spears u martua me trajnerin e fitnesit,Sam Asghari  të enjten në shtëpinë e saj Thousand Oaks, Kaliforni, e rrethuar nga afërsisht 50 nga miqtë e saj më të ngushtë dhe familja.

Teksa të ftuarit iu afruan shtëpisë, ata u pritën nga një karrocë e stilit Hirushe e mbuluar plotësisht me lule.

Për ceremoninë, Spears, veshi një fustan Versace, ndërsa Asghari, 28 vjeç, zgjodhi një smoking klasik.Dyshja ishin të rrethuar nga të famshëm duke përfshirë Donatella Versace, Madonna, Kathy Hilton dhe Paris Hilton me bashkëshortin e saj, Carter Reum.

Pasi mbaroi ceremonia”, artistja u vesh me një fustan të shkurtër të kuq, dhe bashkë me Madonna risollën  puthjen e tyre ikonike në MTV VMA të vitit 2003.

Ndërsa, vëllai Bryan mori pjesë në ceremoninë, TMZ raportoi më parë se prindërit e saj, Jamie Spears dhe Lynne Spears, dhe motra  Jamie Lynn Spears, nuk ishin të ftuar pas përplasjes për konservatorin e saj i cili përfundoi në nëntor. 2021 pas 13 vitesh.

Britney  dhe Sam u fejuan në shtator 2021 pas  pesë vitesh lidhje. Aktori i filmit “Hacks” bëri shaka menjëherë pas kësaj se ai dhe fituesja e Grammy-t do të bënin një “kontratë paramartesore” për të mbrojtur “koleksionin e tij të këpucëve në rast se ajo do kërkonte divorcin  një ditë”.

Dyshja e forcoi më tej marrëdhënien e tyre kur këngëtarja njoftoi në prill se po prisnin fëmijën e tyre të parë së bashku. Fatkeqësisht, Spears”,e cila  ka djemtë Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden, 15, me ish-bashkëshortin Kevin Federline, pësoi një abort në maj.

Më parë ajo ka qenë e martuar u martua gjithashtu me mikun e fëmijërisë Jason Alexander për dy ditë pasi u lidh në Las Vegas në 2004. Alexander u përpoq të prishte dasmën  por u arrestua./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *