• |
ide | kryesore

Ligji anti-mafia, SPAK kërkon konfiskimin e një apartamenti të ish-kreut të Kushtetueses

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



SPAK kërkon konfiskimin e një apartamenti të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Apartamenti është në emër të vëllait të ish gjyqtarit të Kushtetueses.

Kërkesa e SPAK për konfiskimin e pasurisë bazohet në ligjin anti-mafia.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja po përballet me drejtësinë për akuzën e deklarimit të rremë ose fshehjes së pasurisë. Kjo pasi ai nuk justifikon me burime të ligjshme një apartament që ka në pronësi.

Gjykatësi i Posaçëm, Erjon Bani e pranoi kërkesën e SPAK dhe kaloi për gjykim në themeli dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë të drejtësisë.

Gjatë shpalljes së vendimit Bani argumentoi se për dy apartamente në pronësi të Dedjas dhe një garazh SPAK nuk ka siguruar prova kundër Dedjas.

Ndërsa për burimin e krijimit të një apartamenti ai duhet ti nënshtrohet gjykimit në themel. Hetimi për Bashkim Dedjas nisi pasi ai u shkarkua nga detyra në kuadër të procesit të vettingut.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *