• |
ide | kryesore

Berisha: ‘Open Balkan’ nismë antishqiptare, ka synim të izolojë Kosovën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Për herë të parë pas zgjedhjeve, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbledhur Kolegjin e Kryetarëve. Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal dhe te nisma ‘Open Balkan’. Kryetari i PD-së u shpreh se ‘Ballkani i Hapur’ është iniciuar nga Rusia dhe një gjë të tillë e ka firmosur edhe Sergei Lavrov.

Kryedemokrati shtoi se ‘Open Balkan’ është një nismë antishqiptare që ka si synim të izolojë Kosovën dhe ta ekspozojë atë si vendin konfliktual në Ballkan. Në vijim të fjalës së tij, Berisha tha se ‘Ballkani i Hapur’ kundërvihet totalisht procesit të Berlinit.

“Ballkani i Hapur është akti më i lartë i tradhtisë që i është bërë kombit shqiptar. Shqiptarët i detyrohen Albin Kurtit, që me qëndrimin e tij, mbrojtjen nga një projekt që vendos hegjemoninë e pastër serbe, nga një projekt i cili në vend që të sanksionojë bashkëpunimin midis kombeve të barabarta, sanksionon poshtërimin e Kosovës dhe rrethimin e saj armiqësor, nga Beogradi, Beogradi i vogël që është Tirana dhe të tjerë me qëllimin më antishqiptar për ta paraqitur Kosovën si sherri i Ballkanit. Sherri i Ballkanit është Beogradi. I gjithë rrjeti i Sorosit është ngritur në këmbë në Kosovë dhe Shqipëri për të mbështetur Ballkanin e Hapur. Çdo fermeri duhet t’i shkojmë në shtëpi dhe t’i themi se çfarë mënxyrë është për ta Ballkani i Hapur. Është projekt rus. Është thënë me dhjetëra herë, por këtë e firmosi Sergei Lavrov. Për këtë po punon Edi Rama. Pra ky është Ballkani i Hapur në rrafshin politik. Mund ta përgënjeshtrojë Lavrovin? Asnjë se përjashton dot. Por pse Rama e Vuçiç kërkojnë influencat ruse. Sepse vetëm në këtë mënyrë janë të lirë të bëjnë çfarë të duan me vendet e tyre. Në vend dhe Evropë nuk gjen dot President dhe Kryeministër të lidhur me krimin si këta të dy. U duhet kjo. E dinë se BE nuk i pranon dot me këto lidhje të tmerrshme krimi që kanë. Kjo është e vërteta e tyre.”, tha Berisha.



24 Comments

  1. Open ballkan nje nisem qe do te sjell bashkpunim dhe fuqi ne rajon prandaj sali rri urt se me antishqiptar se ty ska par ndo nje her ky vend

  2. Open ballkan seshte nisme antishqiptare perkundrazi do ti sjele vendit tone shume zhvillime dhe te mira. Kosova eshte nje shtet i pavarur nga ne dhe nga vendimet qe marrim ne per veten tone keshtuqe kjo gje ska te beje me ne aspak

    1. pot i pse flet me NE/Nej referendum dhe nqs NEja jote, fiton (pra fiton opsioni pro serbeve) atehere Kosova e repekton rezultatin, por mos fol ne emer te gjitheve se jeni pakice,as 10-15% nuk jane pro vellzarimit me serbet

  3. Open ballkan ka si synim te rrisi ekonomin e vendit dhe jo te izoloj kosoven . Kosova rrin akoma me hatermbrtjet e viteve m par ne vend qe te mendoj per t ardhmen e popullit

  4. Shume e vertete. Ata qe sbesonin , besoj qe u binden pardje, qe insistimi me cdo menyre qe ne Oher te vonte edhe abazovici (se per Bosnjen e dinin qe vinte, ai serbi i Bosnjes), ishte pikerisht qe Kosova te dukej sikur u izoluar.(Po ca u izolua, nje dite me vone erdhi nr 2 me i fuqishem ne bote ne Prishtine).Por per fat te keq, ajo foto 5 kunder 1, beri efekt, sepse kane fillu te tremben disa ne Kosove.Dhe ne anen tjeter ka fillu keto dite ne Kosove nje stuhi e parapergatitur deri ne detaje, e mediave dhe organizatave te financuara nga lloj lloj dore, apo armiqve personal te Kurtit, per te thene Kurti e izoloi Kosoven, e normalisht me te zhurmshmit, Dordan Mollaqja (burri i Besa Shahinit te Rames-Valle koecidence apo me plan?), dhe pjesa Thaciste e PDK (Enver Hoxhaj psh), ku sipas planit, pas fotos ku Kosova dilte si e izoluar, keta shperthejne,sepse po te shperthente servili i Thacit Enver Hoxhaj qe diten e dyte kur Rama shkoi ne burg dhe i dha direktiva Thacit, do dihej pse, prandaj sipas planit te tyre, dita e shperthimit te tyre ishte pas fotografise 5 vs 1. Turp dhe Ali Ahmetit, qe duke pas frike nga dosjet pergjuese te tij dhe shumices se udhehesve te BDI, u be dhe ai tradhetar, bile me i peshtiri nga 3 (Bravo Cim Pekes qe e degjeneroi ).Keta Rama po i genjen se Open Ballkan dmth Shqiperi Etnike, por se kuptojne qe po i manipulon shqiptaret jashte Shqiperise, dhe po ia ndersen Kosoves te gjithe(lideret tradhetare te tyre se normal qe popullin smundet). Dhe ne fund TURP ti vije Top Channel qe po ,bledh gjithe Analistet e Thacit, nga Kosova, dhe po i promovon ne kembim qe ata te flasinmire per Open Ballkan, Po beheni media antikombetare TCH.

  5. Ballkani i Hapur është një nismë që bëhet për të mirë të ekonomisë, pasi heqja e kufijve lehtëson lëvizjen e mallrave dhe shton eksportet.

  6. Po ty eshte e sigurte qe nuk te besojme po edhe ruset pas gjithe ksaj qe po bejne nuk i beson njeri sec thone

  7. Po si nuk u bere nje here njeri qe te mendosh mire per kete Shqiperi. Paske qen njeriu me negativ i gjithe partive o non grada

  8. Open Ballkan ka si synim zhvillimin e shqiperise, por ti si synim ke shkaterrimin dhe vjedhjen e saj o non grada

  9. Ballkani i hapur do sjelle nje zhvillim rajonal o non grada po ti nuk kupton se deshiron vetem shkaterrimin dhe vaferine e shqiperise

    1. Gjithe keta apo keto komentues qe flasin ne favor te open ballkan eshte i njejti person se nuk di te shkruaj shqip dhe e dyta me pelqeu ajo fjala e nje komentuesi.REFERENDUM.Kaq e thjeshte eshte per te gjithe.

  10. Po ti qe mbahesh si politikan i zoti mer sali si mund te degjosh sec thote rusia pas gjithe atyre politikave te piseta nderkombetare qe ajo ben duke filluar qe me ukrainen te paren

  11. Si mund te degjohet se cfare thote rusia pas gjithe atyre qe ka bere ne ukraine duke thene se nuk do e pushtoi , po ti kriminel je dhe ia merr per baze se cfare thone

  12. Tregoja keto byrekxhinje me dhalle keto idiotizma o bythqir vucidoli..Ata mund te besojne nje kufome si ty . Shqiperia ka diplomacine e saj ne favor te interesave te saj. Kosova ben 97 % te tregetise me Serbine pra eshte krahine e saj Po te jesh i varur ekonomikisht je i varur dhe politikisht. NQS Kosova do te mebetet e izoluar me keq sec eshte, eshte pune e tyre jo e Shqiperise….Ne fund te fundit ata kane himnin e tyre,flamurin e tyre ,qeverine e tyre Pse duhet qe Shqiperia te ngelet peng i dy injoranteve si Al Bin Kurti dhe asaj baxhelles Osmani?Nje agjeti te Serbise si ti o dordolec vucidoli nuk i behet vone per Kosoven po ke hallin tend se do denohesh bashke me femijet tu

    1. Kosova importon 97% nga Serbia?Cfare propagande bajate dhe hipokrite. Me mire te kishe thene 127%. Po qeveria Rama ,qe nuk e ka as ne kufi Serbine, sa eksporton? …E verteta eshte qe Serbia eshte vendi i 4te eksportues i Kosoves, dhe me matematiken tende i bie qe me vendin e trete bekemi 98% tregti, me te dytin 99% dhe me te parin 100%!..
      Ne fakt Importet nga Serbia jane 20% ne Kosove,por qe prape jane shume sepse shkau sduhet te fitoje as 1 qindrake nga Kosova apo Shqiperia.

  13. Nuk kam ndonje preference per çdo levizje politike qe na anashkalon nga Evropa. Nuk e di se ku jane pasojat per mire e keq te kesaj levizje politike. Por kam pershtypjen qe qeveria e Kosoves ma teper e kundershton per te afirmuar veten si faktor ne Ballkan, sepse nuk ka ndonje argument bindes qe eshte kunder. E njejta gje dhe me Berishen ne poziten tejet te veshtire politikisht e moralisht qe eshte do shfrytezoj pa piken e meshires çdo gje qe ate e konsideron si te dobishem per vete. udheheqesit e dy shteteve shqiptare duhet te shohin interesat e popujve te tyre dhe jo fudollekun provincial tipik shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *