• |
ide | kryesore

Diddy konfirmon romancën me reperen

-Instant, Paparazzi, Slider



Pas gati një viti spekulimesh, Diddy ka konfirmuar se po takohet me Yung Miami nga City Girls.

Konfirmimi erdhi gjatë shfaqjes Caresha Please të Yung, prodhuar nga platforma Revolt e producentit muzikor.

Reperi fillimisht iu përgjigj pyetjes ‘si është statusi i marrëdhënies tuaj?’ duke thënë: ‘Unë jam beqar. Por unë jam duke u takuar, thjesht po marr kohë me jetën.’

Pasi Yung Miami, emri ligjor i së cilës është Caresha Romeka Brownlee, e shtyu atë më tej, ai tha më shumë.

‘Ne po takohemi. Kemi takime. Ne jemi miq”, shtoi ai. “Shkojmë në vende ekzotike. Kalojmë kohë të mrekullueshme.’

Duke thënë edhe më shumë, Diddy gjithashtu deklaroi saktësisht se çfarë i pëlqen te reperja: “Ti je  një nga njerëzit më real që kam takuar ndonjëherë dhe je vetvetja. Je një nënë dhe shoqe e shkëlqyer. Thjeshtpo kalojmë mirë’.

Thashethemet se dyshja ishin të lidhur nisënfillimisht verën e kaluar kur u panë të kapur për dore në një festë ditëlindjeje për CEO të Quality Control Music Pierre ‘Pee’ Thomas në Atlanta, Georgia.Caresha nxiti akoma më shumë aludimet pasi shpërndau një videoklip e ulur në prehrin e Diddy-t dhe duke pirë nga një shishe tekila.

Combs ndan tre fëmijë me të ndjerën Kim Porter: Christian, 24, dhe binjakët 14-vjeçarë Jessie James dhe D’Lila Star.Ai është gjithashtu baba i djalit Justin Combs, 28 vjeç, me Misa Hylton, dhe vajzës Chance Combs, 16, me Sarah Chapman.

Lidhje të tjera të mëparshme të tij përfshijnë Jennifer Lopez, 52 vjeç, dhe këngëtaren Cassie Ventura, 34, me të cilën ai u takua nga viti 2007 deri në 2018.

Miami më parë ka qenë e lidhur me Kodak Black. Ajo ka një djalë të quajtur Jai Malik Wiggins, Jr., shtatë vjeç dhe një vajzë, Summer Miami Luellen, dy vjeç./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *