• |
ide | kryesore

Aktori uron Johnny Depp pas vendimit të jurisë: Falënderoj Zotin që mbaroi

-Instant, Paparazzi, Slider



Robert Downey Jr. ka uruar së fundmi Johnny Depp për fitoren e tij në gjyqin për shpifje kundër Amber Heard.

Aktori i Tropic Thunder i bëri  Johnny një telefonatë në FaceTime për , siç u zbulua nga miku i ngushtë i këtij të fundit, Josh Richman, gjatë një ngjarje bamirësie të transmetimit të drejtpërdrejtë për Spitalin e Fëmijëve në Los Angeles.SipasJosh, Robert i tha aktorit: ‘John, falënderoj Zotin që ka mbaruar’

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë,  miku i Deep tregoi  se ai ishte në një dhomë hoteli në Mbretërinë e Bashkuar kur lajmi erdhi, ndërsa miqtë dhe stafi ‘qanin dhe bërtisnin’.

Gjatë bisedës , Richman zbuloi se nuk ishte qëllimi i aktorit që t’i kërkonte ish të dashurës së tij Kate Moss të dëshmonte gjatë gjyqit, megjithatë gjërat ndryshuan me shpejtësi pasi Amber mori qëndrimin e dëshmitarit.

Aktorja  ka thyer heshtjen e saj në gjyqin e tyre  për herë të parë që kur një juri vendosi kundër saj – duke pretenduar se verdikti ‘i padrejtë’ ishte rezultat i ‘përfaqësimit të njëanshëm në mediat sociale’ dhe duke e akuzuar aktorin për përpjekje për të lëkundur vendimin e jurisë duke vendosur ‘punonjës me pagesë  në tribunë./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *