• |
ide | kryesore

Pjerin Xhuvani u vra një vit më parë, Prokuroria kthehet në vendin e krimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Pjerin-Xhuvani.jpg

Prokuroria e Elbasanit është rikthyer në vendin ku u vra më shumë se një vit më parë Pjerin Xhuvani, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021. Prokurorët kanë rindërtuar skenën e krimit ku u vra Pjerin Xhuvani dhe mbetën të plagosur tre persona.


Burime zyrtare nga prokuroria e Elbasanit bëjnë me dije se rindërtimi i skenës së krimit nuk ka lidhje me mungesën e provave, por për të mësuar drejtimin e qitjes dhe kush ka qëlluar i pari me armë zjarri.


Ne vend ngjarje gjithashtu kanë mbërritur dhe dëshmitarë të cilët ishin atë ditë kur ndodhi e gjithë dinamika, ndër to është edhe efektivja e Skuadrës së Shqiponjës Xhensila Sota.

Prokurorët kryen veprime pikërisht në vendin e ngjarjes, të cilin e rrethuan me shirita, ndërsa as qytetarët nuk u lejuan të hynin në shtëpitë e tyre. Madje përballë eksperimentit hetimor të prokurorise u shprehen të frikësuar.

Në një prononcim për “Fax News” një nga qytetarët shprehet se kjo skenë e rindërtuar e krimit i ka trembur dhe se krimet e njëpasnjëshme në vend kanë krijuar bindjen se këtu shteti nuk funksionon.

“Jemi të terrorizuar dhe për ccdo kohë që shohim krime në vend na krijohet bindja se diccka nuk shkon me shtetin. Nëse shteti do të ishte i fuqishëm absolutisht nuk do ndodhnin këto gjëra. Skena të tilla na shqetësojnë”-u shpreh ai.

Pjerin Xhuvani, u vra më 21 Prill të vitit 2021 në Elbasan. Asokohe si pasojë e të shtënave, mbetën të plagosur Emiljan Prenga 39 vjeçar, Pavlo Vuksani 50 vjeçar, Eltjon Bodinaku 32 vjeçar dhëndri i Pjerin Xhuvanit. E plagosur po ashtu mbeti dhe efektivja e policisë Xhensila Sota 27 vjeçare, ndërsa pas hekurave vijon të jetë Arbër Paplekaj.

3 Comments

  1. ………………..dhe prokurori i çeshtjes u shperblye duke u futur si anetar i SPAK-ut . Tani , imagjinoni se ç’produkt eshte SPAK-u . Ne kete vend politikanesh bastard duhet revolucion dhe rregulla loje ndryshe kolumbia na ha mutin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.