• |
ide | kryesore

“Naftë për patronazhistët por jo për fermerët”/ Banorët e Vaut të Dejës dalin në protesë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Fermerët e Vaut të Dejës janë ngritur në protestë paraditen e sotme për shkak të çmimeve të larta të  naftës. Me pankarta në duar ata shprehen se nuk kanë përfituar nga skemat e qeverisë për marrjen e naftës me rimbursim. Të indinjuar, banorët hedhin akuza ndaj qeverisë dhe pretendojnë se naftën e kanë përfituar të tjerë në bazë të preferencave politike.

Pankartat e shfaqura lexojnë: “Nafta ₌ Vota”, “Naftë për patronazhistët po, për fermerët jo”.

Protestuesit kanë bllokuar aksin rrugor që lidh Shkodrën me Lezhën. Në protestë kanë shkuar dhe disa forca të policisë për tu siguruar që nuk do të ketë incidente apo përshkallëzim të protestës.



1 Comment

  1. Eshte kthyer lufta e klasave me e eger se kurr me pare .
    Eshte koha per ti thene boll idiotesise se partive , sidomos kesaj mavi .
    Eshte koha per ti thene stop kesaj lufte perçarese .
    Eshte koha per revolucion te mirfillt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *