• |
ide | kryesore

FOTO/ “ArsAlbania”: Kushte skandaloze në Kopshtin Zoologjik të Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Organizata për Mbrojtën e Kafshëve në Shqipëri, “Animal Rescue Albania” ka denoncuar kushte skandaloze të mbajtjes së kafshëve në Kopshtin Zoologjik të Tiranës.

Në një postim të bërë në Instagram organizata shkruan se ka vënë re kushte të papërshtatshme në të cilën mbahen kafshët, të cilat duhet të rrinë gjatë gjithë ditën në diell për të përballuar të nxehtin.

Një tjetër problematikë që ngrihet është ushqimi i pakët dhe uji që janë në dispozicion të kafshëve.

Gjithashtu një tjetër problem që ngre arsalbania është edhe pasiguria e vizitorëve, pasi rrethimi i kafshëve të egra si ujku apo dhe pra, janë me tel metalik shumë të hollë, aq sa rrezikon që kafsha të dalë nga kafazi dhe të sulmojë vizitorët.

Edhe hapësira mes telave metalikë është shumë e madhe, çka mund të lejojë fëmijët e vegjël të fusin duart dhe mund të kafshohen nga kafshët.

“Sot edhe ne vizituam kopshtin e ri zoologjik te Tiranes. Shkuam pa paragjykim dhe me shpresen qe investimi i madh do kishte krijuar te pakten disa kushte minimale per kafshet qe ndodhen aty.

Sigurisht, ne jemi kunder mbajtjes se kafsheve te egra ne roberi, e aq me shume ne kushtet qe kopeshti i vjeter kishte por edhe ne cdo lloj kushtesh qe do te mund te ishin krijuar ne kopeshtin e ri.

Vizita jone ishte rreth ore 11 te paradites, dhe temperatura ishte 31 grade ne hije.

Konstatuam fatkeqesisht se pjesa me e madhe e kafsheve dhe shpendeve te kopshtit zoologjik ndodheshin ne gjendje te rende per shkak te te nxhetit.

Nisem me dhelpren e cila ndodhej ne nje rrethim pa asnje peme, shkurre apo hije ku te futej.
Dhelpra kishte vetem nje tub betoni 1.5 metra i gjate i mbuluar me pak dhe, i cili sherbente se strehe per kete krijese.

Kuptohet qe gjendja e saj ishte e rende dhe i nxehti i pa perballueshem.

Ushqimi, pak miser dhe uji ne nje kove boje plastike te piset.

Rrethimi i dhelpres prej rrjete te holle metalike,i pa sigurte, i fiksuar kryesisht me disa vida.

Nuk kishte nje hapesire sigurie mes dhelpres dhe vizitoreve.

Femijet mund te fusin duart lehtesisht brenda rrethimit dhe te jene objekt kafshimi apo lendimi.

Vijuam me shpendët.

4 skiftere, nje prej te cileve i nje lloji te ndryshem nga 3 te tjeret jetonin ne te njejtin rrethim sa gjysma e rrethimit te 2 papagajve te vegjel.

Nuk kishte hije dhe gjendja e tyre depresive. Pervec tokes, dy shkembinjve dhe barit gati shkurre, kishin ne dispozicion vetem 3 shkopinj per te fluturuar mbi to.

Gjithashtu rrethimi nuk kishte nje hapesire sigurie qe e ndante nga vizitoret.

Ujku ishte pak me me shume fat.

Kishte nje lulebore dhe nje gjysem peme per tu strehuar nen hije. Rrethimi mjaft i dobet me rrjete te holle lehtesisht te demtueshme nga fuqia e nje ujku. Depozita e ujit thuajse ne fund, dhe me uje tejet te piset e te ndenjur.

Asnje kufizim nga rrethimi i ujkut me vizitoret.

Femijet fusnin duart lehtesisht ne hapesiren e madhe te rrjetes.

Strucat e gjore ne mes te diellit. Asnje shkurre, asnje peme, asnje vaske uji. Vetem nje kove e vjeter teneqeje e ndryshkur e cila sherbente si kove uji.

Mjerim dhe depresion.

Luani dhe tigri gjithashtu fshiheshin nen hijet e vogla te rrethimeve te tyre.


Asnje kufizim nga vizitoret dhe rrethimit te tyre. Mjaft e lehte futja e duarve te femijeve madje ne rastin e tyre edhe prekja e fijeve elektrike menjehere pas rrjetes metalike. Rrezik jete.

Se fundi ishin 2 arinj. Te dy me shenja te theksuara depresioni dhe problemesh. Silleshin rreth vetes se tyre ne menyre te vazhdueshme pa ndalim. Dhimbja e tyre dukej e madhe.

Dielli dhe mungesa absolute e hijeve rendonte gjendjen e tyre.

Nuk konstatuam ne asnje rrethim, nje sistem se si mund te futen mirembajtesit, per te pastruar apo kositur barin, apo edhe per nevoja te tjera te kafsheve.

Pas hyrjes ne rrethime ata perballen drejtperdrejt me kafshet e egra dhe nuk kuptohet se si ata mund te kryejne punet e tyre, qofte edhe me baziket si pastrimi apo kositja e barit e shkurreve.

Nuk duam te mendojme se sa here do te lind kjo nevoje, ata do te perdorin pushket neutralizuese duke vendosur ne rrezik jeten e kafsheve pa asnje arsye te rendesishme.

Fatkeqesisht konstatuam edhe nje sjellje jo te pershtatshme nga prinderit dhe femijet vizitore. Kishte raste ku gjuanin rrjeten dhe shtepizat e luanit, me qellim qe luani te dilte e ata ta shikonin. Stresi i

Luanin nen keto goditje ishte i madh dhe i dukshem.

Per fat te keq kjo ishte gjendja e kopshtin ne syte tane pas nje konstatimi siperfaqesor dhe te shpejte.

Shume mesazhe foto kemi mar keto dite, por keto ishin konstatimet tona tejet te kursyera per gjendjen e kopshtit te ri.

Kemi vetem nje thirrje per Drejtorine e kopshtit dhe Bashkine Tirane.

Ju lutemi krijoni pak hije per keto kafshe pasi vera vetem sa ka nisur dhe dite me te renda parashikohen per keto kafshe te mjera dhe te pafata.



6 Comments

  1. Kjo eshte skandaloze . Merrni masa pa ndodhur njonje gjeme e llahtarshme o idotet e bashkise se lejfenit .

  2. Forumi i sivjetmë dukej që ishte i varfër dhe ndër pjesëmarrësit mbi 16 vjeç, i vetmi njeri në pushtet ishte Ilir Meta.

    Ky kishte marrë me vete dhe Sali Berishën, për të cilin nuk di nëse kishte bërë këtë aplikimin free që më ka ardhur dhe mua në spam, apo e ka paraqitur Ilir Meta si pjes të stafit.Keto pseudo fotograf te kesaj shoqate mund ta kthejne dhe Parisin ne nje geto

  3. Denoncojini ne instancat e duhura boterore. Gjithashtu denoncojini vrasjet me djegje dhe helmimin e qenve dhe maceve endacake ne te gjithe Shqiperine. Edhe per torturimin qe individe i bejne kafsheve shtepiake ne kazanin e m… qe quhet Shqiperi.

    1. Si ai luani i gjore do te perfundojne shqipot. Shyqyr qe nuk ka shqiponja.
      Do ti shihnim veshur me pilaf.
      Popull bastard. Legen. Intrigant. Pa bese. Zhuls. Katran. Debil. Cojini femijet te bejne edhe foto me buthqirin vajguri bridge.

  4. Nuk behemi ne jo!!! E quajme vetem te civilizuar, por nje mut jemi!

    Nuk me iken nga mendja ai luani i shkrete me hemotome ne sy! Keshtu do perfundojne edhe keto kafshe te gjora!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *