• |
ide | kryesore

Vendimi i Veliajt/ Kopshti Zoologjik, drejtori e përgjithshme, drejtori 1.4 mln lekë rrogë

Lajme, Të fundit



Kryetari i bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj ka urdhëruar që kopshti zoologjik të kthehet në drejtori të përgjithshme. Vendimi i firmosur nga Veliaj parashikon që drejtori i përgjithshëm të ketë një pagë prej 1.4 milionë lekësh. Pervec drejtorit të përgjithshëm, në organik parashikohet një drejtor drejtorie, rroga e të cilit do të jetë 1 milionë e 150 mijë lekë.

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Tedi Blushi ka publikuar vendimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe pagën e secilit punonjës që do të përfshihet në këtë drejtori të re.

Në Tiranën e një mijë e një halleve, abuzimet me taksat e qytetarëve nuk kanë fund!

Për të qeshur dhe për të qarë: Erion Veliaj u cakton Drejtor të Përgjithshëm kafshëve të egra të Kopshtit Zoologjik.

Pagën e Drejtorit e propozon 1.4 milion lekë.

Pra “burgun” e kafshëve e kthen në Drejtori të Përgjithshme dhe cakton madje edhe Drejtor Drejtorie me pagë 1.15 milion lekë, si dhe Përgjegjës Sektori me pagë 920 mijë lekë.

Detyrat e tyre funksionale: të mbarështojnë kafshët e egra!

Që luani, majmuni, rrëqebulli, ujku, dhelpra, sorkadhja, qelbësi, fazani dhe kafshët e tjera kanë nevojë për Drejtor të Përgjithshëm, Drejtor Drejtorie dhe Përgjegjës Sektori këtë vetëm Erion Veliaj mund ta kuptojë!

Ndërkohë bonusi i qerasë që Bashkia e Tiranës jep për familjet që u janë shembur shtëpitë është 24 mijë lekë.

Ndërsa për personat me aftësi të kufizuar ndihma ekonomike varion nga 7 mijë në 30 mijë lekë!

Nuk është asgjë tjetër vetëm abuzim i pastër me taksat, shpërblim për patronazhistët nëpërmjet fryrjes fiktive të administratës! Kur në fakt është vetë për “kafaz” tek 313-ta për firmën e hedhur tek inceneratori i Tiranës!



2 Comments

  1. U duhet gjetur pune patronazhistave, eshte bere keq, sidomos tani qe duhet me rregullu edhe keyavte Lulit. 200.000 vete ne administrate, edhe ca administratore pallatesh, ca i kenaqem me leket e termetit edhe pse nuk paten demtime. Po prape nuk ngopen keta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *