• |
ide | kryesore

Publikohet fotoja e parë e Ryan Gosling si Ken për filmin Barbie

-Instant, Paparazzi, Slider



Ryan Gosling është shndërruar së fundmi në Ken për filmin live-action Barbie.

Pamja e parë e aktorit si bashkëshorti o lodrës më të famshme në botë u publikua në rrjetet sociale nga Warner Bros Pictures të mërkurën. “#BARBIE 21 korrik 2023 Vetëm në kinema”, shkruhej mbi postim.

Në foto aktori i “Notebook”shfaqet duke pozuarnë atë që duket si korniza e shtëpisë së ëndrrave të Barbie, i veshur me  xhinse mbdheme një jelek të zbërthyer dhe pa mëngë.

Filmi do të drejtohet nga regjisorja e nominuar për Oscar, Greta Gerwig (Little Women, Lady Bird) me një skenar të bashkëshkruar me partnerin e saj, Noah Baumbach (The Squid and the Whale). Margot Robbie luan vetë Barbie – dhe pamja e parë e saj në rol u nda në prill teksa ajo pozoi me një kabrio rozë.Anëtarë të tjerë të kastit janë: Kate McKinnon, America Ferrera, Simu Liu, Issa Rae, Will Ferrell, Rhea Perlman dhe Michael Cera.

Ndërsa detajet e komplotit janë ende të fshehura, Robbie ka premtuar se nuk do të jetë ajo që njerëzit presin.

“Njerëzit menjëherë e kanë idenë: “Oh, Margot po luan Barbie”, tha ajo për Hollywood Reporter. “Por qëllimi ynë është që të jemi si, “Çfarëdo që të mendoni, ne do t’ju japim diçka krejtësisht të ndryshme – atë që nuk e dinit se e dëshironit”./Lapsi.al

Ryan Gosling as Ken in the 2023 Barbie film. (Photo: Warner Bros. Picture)

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *