• |
ide | kryesore

E njëjta histori gjithnjë: në Europë skuadrat tona shkojnë të dobësuara

-Instant, F1, Sport



Skuadrat shqiptare kualifikohen për në Europë dhe aty rrezikojnë të shkojnë në mënyrën më të keqe të mundshme. Cështje sistemi, mendësie apo edhe gabimesh, por në kohën kur koha shtrëngon për të qenë gati për debutimin në kompeticionet europiane, të gjitha skuadrat kanë firo të mëdha lojtarësh dhe e kanë të pamundur të ndërtohen e aq më pak përforcohen.

Kështu, Tirana ka humbur 6 lojtarë dhe ka afruar 3. Llogaritë nuk dalin sepse Hoxhallari, Hoti, Toli, Ngo’o, Beshiraj e Muca janë të vështirë të mbulohen edhe nga ata si Aleksi, Florent Hasani e Hila. Bardheblutë presin të marrin edhe Ajetin, por kërkesat e Shehit janë edhe për tre të tjerë.

Akoma më keq është situata te Laci. Përpara debutimit në Conference League, Duro ka humbur katër lojtarë fondamentalë Ignjatovic, Velija Deliu e Shehu, që bëhen 5 bashkë me largimin e portierit Sherri, që kishte humbur vendin si titullar. E ardhja e serbit Cuci sigurisht që nuk mjafton.

Ekzaktësisht e njëjtë statistikisht edhe situata te Vllaznia. Nga Shkodra janë larguar Dianje, Krymi, Panos, Mustedanagic, Da Silva e Gjurgjevic. Praktikisht në skuadër ka mbetur vetëm një sulmues Aralica, ndërsa që në ardhje Boshnjaku as nuk ndez fantazinë e tifozëve që e prisnin ndryshe vigjiljen europiane. Natyrisht koha punon dicka më shumë për kuqeblutë që duhet të zbresin në fushë për raundin e dytë të Conference League.

Tetë lojtarë janë larguar nga Partizani dhe 5 kanë ardhur, por po të mendosh që Junior, Mala e Marku ishin titullarë të rëndësishëm, e janë rikthyer Romero e Telushi që ishin larguar pa lënë gjurmë, vështirë se mund të quhet përforcim. Nga të kuqtë janë larguar edhe Kallaku, Kote, Lika, Augusto e Miroslavjev, ndërsa Da Silva ka mbërritur nga Vllaznia, Hoti nga Tirana e Cvetanoski që është një lojtar i gjithi për tu zbuluar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *