• |
ide | kryesore

Kryeministri Rama mbledh në Tiranë kryebashkiakët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot kryebashkiakët në Tiranë. Takimi do të zhvillohet nga ora 10 e 30 deri në orën 14 e 30 në Pallatin e Kongreseve, dhe do të mbahet pa praninë e mediave. Mbledhja realizohet në kuadër të përgatitjes dhe mirëmenaxhimit të sezonit veror.

Në këtë mbledhje fokus të veçantë pritet ta ketë dhe përcaktimi i objektivave për zgjedhjet e ardhshme vendore që pritet të mbahen pranverën e ardhshme. Rama vazhdimisht është treguar kritik me drejtuesit e zgjedhur socialist në pushtetin vendor, dhe përgjatë çdo takimi ka lënë detyra që duhet të përmbushen prej tyre. Sipas tij të zgjedhurit socialist duke përfituar nga mungesa e kundërshtarëve përballë, janë larguar gjtihnjë e më shumë nga shqetësimet reale të qytetarëve.



3 Comments

  1. Ndonje bombe qe ka objektiv Ukrainen te bjere aty , nuk eshte keq, por rrufeja ne HALE nuk bje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *