• |
ide | kryesore

Premier League e çmendur për Milinkovic-Savic: Tare në Londër për negociata me Chelsea e Arsenal

-Instant, Sport



Ishte thjesht një ekspeditë paraprake, e cila megjithatë mund të materializohet në diçka më shumë në javët e ardhshme. Vizita e Igli Tares në Londër kishte për qëllim të vlerësonte interesin e klubeve angleze për lojtarët në dalje nga Lazio dhe në të njëjtën kohë të dëgjonte kërkesat për disa lojtarë të vënë në shënjestër nga klubi bardhekaltër. Siç shkruan Corriere dello Sport, Chelsea është shfaqur veçanërisht i interesuar për Segej Milinkovic-Savic. Për momentin Blues kanë kërkuar vetëm informacione, por pikat e kontaktit me Lazion janë të shumta.

Chelsea e pëlqen shumë mesfushorin serb, ndërsa Lazios i interesojnë profilet e Emerson Palmierit dhe Loftus-Cheek. Fillimi i një negociate me pikësynimet e duhura nuk është e pamundur. Shitja e Milinkovic do t’i garantonte Lotitos likuiditetin e nevojshëm për të planifikuar më lehtë merkaton. Ndërkohë në prapavijë, situatën e serbit e vëzhgojnë edhe Arsenali dhe Newcastle. Çmimi mbetet i lartë, mes 55 dhe 60 milionë euro, por aspak problem për klubet e pasura angleze.



2 Comments

  1. Igli Tare jo vetem ka qellim ta mbush Lacion me lojtare shqiptare, por edhe ta pastroje nga lojtaret serbe, duke i shitur qofte edhe me cmim te lire

  2. Igli Tare di se cfare ben. Si askush tjeter ne kete bote, Igli ka rritur me shumefish te ardhurat e Lotitos. Shpresoj qe ti mbushet mendja dhe mbas 4 vjetesh te kandidoj per President i FSHF-se.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *