• |
ide | kryesore

Ministria e Jashtme: Motra e Nuredin Dumanit nuk shikonte dokumente sekrete

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kërkesa e çuditshme Nuredin Dumanit: Më sillni në burg pastorin francez



Ministria Për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se Xhuljana Dumani, motra e bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani, nuk ka qenë kurrë pjesë e kabinetit të MEPJ, por është punësuar si specialiste në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, Sektori i Shërbimeve.

Në një deklaratë zyrtare, ministria shton se Dumani është përzgjedhur nga komisioni që merret me selektimin e studentëve bazuar në rezultatet dhe fillimisht ka kryer praktikën 3-mujore në gusht 2021.

Në perfundim të praktikës, për shkak të vlerësimit të performancës së saj nga drejtoria, është lidhur kontrata e punës me afat të paracaktuar 1 vjecar deri ne 31.12.2022, si specialiste në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, Sektori i Shërbimeve.

Për punësimin e Xhuljana Dumanit është kërkuar sipas ligjit, dëshmia e penalitetit nga autoritetet përkatëse e cila ka rezultuar e pastër dhe certifikata e sigurisë nga DSIK që merret duke kaluar një tjetër filtër.

Ministria sqaron gjithashtu se Xhuljana Dumani nuk ka pasur akses në informacion të klasifikuar e aq më pak në informacion të klasifikuar të NATO, pasi këto informacione trajtohen me rregulla e procedura të posaçme dhe vetëm një numër i kufizuar punonjësish kanë akses në to.

Një ditë më parë, gazetari Elton Qyno shkruante se motra e të përfshirit në dhjetëra atentate si vrasës me pagesë punon në një nga institucionet më të rëndësishme në vend, edhe pse i vëllai ka konfirmuar në SPAK pjesëmarrjen e tij në organizata kriminale. Madje, sipas Qynos, Policia e Shtetit e ka marrë në mbrojtje të renë, e cila ka në dorë informacione sekrete të sigurisë dhe diplomacisë.



4 Comments

  1. Ikni o ju qifsha ropt , vetem mashtrime e genjeshtra , jo shifte e jo nuk shifte dolumenta . Sikur me qiri te kerkonit nuk do ta gjenit motren e tij , atehere si e gjetet kete çupeline ? Kjo tregon se Dumani qenka vrasesi juaj dhe punoka per ju o mafoz kurva , o shtet karakurvash . Ptuuuuu … ju qifsha ropt mu ne shtet mafiozesh . O pupull , keta i kane kokolepsur punet aq keq dhe jane lidhur me krimin dhe mafien ne ate fare feje qe vetem lufta i largon .

  2. Dumani ishte vrases per hesap te politikaneve ne qeveri dhe kjo dihet. Ai filloi te flasi pasi ate kerkuan te heqin qafe perndryshe do ishte akoma duke vrare njerez. Nqs motra e tij nuk kishte ne dore dokumente “sekrtete” per cfare i duhet certifikata e sigurise apo sa per CV

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *