• |
ide | kryesore

Morata numri 9 i ri i Arsenal: Juventus i dogji shanset për spanjollin, Arteta e do në Londër

-Instant, Sport



Në Angli janë të sigurt: Arsenali ka hyrë me forcë në garë për kartonin e Alvaro Moratas dhe mund ta mbyllë marrëveshjen sa hap e mbyll sytë. Lajmi i bujshëm i Mirror trondit edhe merkaton e Juventusit, që ende shpresonte të ishte në gjendje të mbante spanjollin, megjithëse negociatat me Atletico Madridin kanë dështuar (bardhezinjtë ofronin 20 milionë, Colchoneros i qendronin vlerësimit fillestar 35). Nëse në Torino shpresonin që Atletico të pranonte një zbritje, me ndërhyrjen e Gunners, që duan të plotësojnë kërkesat ekonomike të spanjollëve për të siguruar një numër të ri 9, gjërat janë komplikuar.

Ajo e skuadrës së Mikel Artetës është një manovër e vërtetë emergjente: përveç emrit të Moratas, në fakt, Gunners rrezikojnë të mbeten pa asnjë sulmues përpara, pas largimit të Alexandre Lacazette. Shifrat për të transferuar Gabriel Jesus ose Tammy Abraham janë shumë të larta për klubin londinez, që në këtë mënyrë u kthye papritur te spanjolli. CV e Moratas është e denjë për publikun e Emirates, pas një sezoni të fundit me 12 gola dhe 9 asistime me fanellën bardhezi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *