• |
ide | kryesore

7 vjet burg për tifozët beqarë që bëjnë seks në Botërorin e Katarit

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Tifozët që kanë ndërmend të kalojnë ndonjë natë “pikante” në Botërorin e Katarit 2022 mund të përballen me burg.

Marrëdhëniet jashtëmartesore mund të çojnë në 7 vjet prapa hekurave në këtë vend.

FIFA ka paralajmëruar se do të merren masa të ashpra për të ndaluar seksin rastësor në turneun e këtij dimri në vendin arab.

Një burim i policisë në Mbretërinë e Bashkuar i tha Daily Star: “Seksi është jashtë menysë, përveçse nëse vini si një ekip burrë e grua.
Padyshim që nuk do të ketë ftesa “për një natë” në këtë turne.

Nuk do të ketë fare festa të tilla. Të gjithë duhet të mbajnë kokën në vend nëse nuk duan të rrezikojnë të ngecin në burg.

Në Kupën e Botës të këtij viti nuk do të ketë seks jashtë martese. Tifozët duhet të përgatiten” – tha burimi.

Seksi jashtë martesës dënohet deri në 7 vjet burg në vendin e Lindjes së Mesme.

Tifozët duhet të jenë të vetëdijshëm se megjithëse alkooli nuk është i paligjshëm në Katar, ka zero tolerancë për konsumimin në publik dhe të jesh i dehur në publik është një krim.

Ata duhet të dinë se përballen me dënimin me vdekje nëse kapen duke kontrabanduar kokainë në këtë pritës. FIFA është e vendosur t’i mbajë këto lojëra pa incidente. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *