• |
ide | kryesore

Finlanda e gatshme të përgjigjet në rast sulmi nga Rusia

-Instant, Lajme, Planet

Shefi i forcave të armatosura të Finlandës, gjenerali Timo Kivinen, tha se vendi i tij është i përgatitur për një sulm rus dhe do të bënte rezistencë të ashpër në rast se do të ndodhte.


Finlandezët janë të motivuar për të luftuar dhe vendi ka ndërtuar një arsenal të konsiderueshëm, tha Kivinen në një intervistë.


Finlanda ka ruajtur një nivel të lartë gatishmërie ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore, pasi ka zhvilluar dy luftëra në vitet 1940 kundër fqinjit të saj lindor, me të cilin ndan një kufi prej 1,300 km.

“Ne kemi zhvilluar sistematikisht mbrojtjen tonë ushtarake pikërisht për këtë lloj lufte që po zhvillohet në Ukrainë”, tha Kivinen.

“Ukraina ka qenë një kafshatë e vështirë për t’u përtypur për Rusinë dhe po ashtu edhe Finlanda”, shtoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.