• |
ide | kryesore

Hapja e negociatave, kryeministri italian zbulon qëndrimin e vendit të tij për Shqipërinë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri italian Mario Draghi ka konfirmuar mbështetjen e vendit të tij për hapjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësim në BE.

“Italia mbështet negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Draghi para ligjvënësve.

Ai u ndal te çështja e Ballkanit Perëndimor, pas një diskutimi për mbështetjen ndaj Ukrainës, që solli përçarje në koalicionin qeverisës, shkruan Euractiv.

“Qeveria italiane, së bashku me BE-në dhe G7, synon të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, siç na ka thënë ky Parlament të bëjmë”, ripohoi Draghi.

Në mars, Parlamenti i dha dritën jeshile furnizimeve me armë Kievit. Por ish-kryeministri Giuseppe Conte kërcënoi se do të largohej nga shumica qeverisëse, pasi lindën mosmarrëveshje mbi mbështetjen për Ukrainën.

Partia e Conte po përballet gjithashtu me ndarje të brendshme. Ministri i Jashtëm Luigi di Maio u largua nga partia dhe anëtarë të tjerë të dy dhomave do ta ndjekin atë. Është ende e pasigurt nëse kjo do të ketë pasoja në stabilitetin e qeverisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *