• |
ide | kryesore

Berisha: Rama është aventurier, u urdhërua nga Beogradi që të refuzonte ftesën e Brukselit

-Instant, Lajme, Të fundit



Sali Berisha në një tryezë me ekspertë, diplomatë, akademikë e gazetarë ka diskutuar për sfidat e Shqipërisë drejt Integrimit Europian.

Berisha: Në fundin e Luftës së Dytë Botërre ne u rreshtuam në krahun e zi të historisë, në krahun e kundër të vokacionit tonë si komb, identitetit tonë dhe vazhduam për 46 vite me radhë. Këto 30 vite ishin vitet të cilat motoja e rilindësve tanë që shpërtheu në rrugë në dhjetor të ’90, u bë një moto udhëheqëse për vendin, me synimin e integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane.

Me shumë vështirësi morëm statusin e vendit kandidat për në BE. gjithçka ndaloi në vitet e qeverisjes së Edi Ramës. Standardet e arritura u shpërbënë dhe e vërteta është që në mënyrë të përsëritur mendoje se ky njeri nuk ka asnjë interes për integrimin e Shqipërisë në BE.

Berisha u shpreh se kjo që po ndodh gjatë këtyre ditëve është përsëritje e asaj që ndodhi në vitet ’44-’45.

Berisha: Në ato vite ne u rreshtuam në anën e kundër të historisë. Në këto vite ne po rreshtohemi përsëri në anën e kundër të historisë dhe kjo ndodhi para syve tanë.

Më tej Berisha akuzon Ramën për bashkëpunim me Serbinë kundër Kosovës.

Berisha: Ballkani i Hapur apo mini shengeni që u themelua në Novisad, sipas themeluesit të saj Aleksandër Vuçiç, 3 ditë pas samit u shpall se kjo është Jugosllavia e vjetër plus Shqipëria. Në këtë proces të pranimit nga Edi Rama të hegjemonisë serbe në rajon u formua aleanca trilaterale. Ky proces solli një përçarje mes Shqipërisë dhe Kosovës, solli atë të cilën asnjë shqiptar nuk mund ta imagjinonte. Ndodhi një aventurier pa interesa vendi të deklarojë dje se refuzoj ftesën, nuk kam pse shkoj në Bruksel. Ky vendim merret më parë në Beogrda, shpallet nga padroni i tij.



36 Comments

  1. Jo re jo ti … shijo pensionin lere politiken sje me per kte pune ke llafe koti nuk ta beson me njeri ty drejtimin e vendit

  2. Po Berishe po se i them un kur ta shof , po ik mer pall se bojkoti eshte forme proteste mire do ishte po ta bojkotonte se kemi ecur perpara dhe se meritojme te mos antaresohemi

  3. e para ai se ka bojkotuar akoma po edhe nese do ta bojkotonte do ishte nje forme proteste per dicka te padrejte qe po na behet

  4. Se kuptoj se si ke fytyre ti qe del e flet perpara popullit njeri qe e shkaterroj kete vend nga themelet e perseri nuk je kenaqur

  5. Ky Berish sdi ca flet po ku e di ti mer qe do e bojkotoje mbledhjen flet pallavra kot,po ske faj se ket di te besh me se miri

  6. Berisha nuk di se cfare flet por hedh vetem fjale te pabaza per te marre pak vemendje dhe tituj portalesh si kjo.

  7. Rama smerr urdhra po nongratat vetem flasin se skan me pun tjtr tani se e pam n cgjendje ishim kur qeverisnin ata

  8. do flasi dhe ky plakushi per cdo gje, kur ishte ky ne kohe te vet e shkaterroi kete vend ne 100 copa e tani na del sikur interesohet me cfare ndodh me qytetaret

  9. Po e harrove veten tende kur ishe ne pushtet o mortje qe vetem deme na ke sjelle per interesa te tua personale, si ke ftyre e del na flet lart e poshte

  10. Edi Rama do veje ne Bruksel pasi Bullgaria e hoqi veton ndaj Maqedonise Tani ti o malok intrigant dhe genjeshtar merrja ne goje Edi Rames Tregoju shpellarve te tu peralla se njeri tjeter nuk te beson as nje fjale ty o rrot kari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *