• |
ide | kryesore

2100 regjistra të dëmtuar, prokuroria sekuestron listën e punonjësve që kanë pasur akses në arkivin e Kadastrës Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Tiranës ka nisur sekuestrimin e listës së punonjësve që kanë pasur akses në regjiistrat e pronësisë në Kadastrën e Tiranës. Hetimet për Kadastrën e Tiranës kanë nisur pas skandalit ku 2100 regjistra pronësie ishin të totalisht të dëmtuar. Pas denoncimit nga vetë kreu i Kadastrës, Artan Lame për abuzimet, prokuroria nisi hetimet për veprat penale ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘zhdukje e vjedhjeve të dokumenteve’. Abuzimet më të mëdha janë bërë me pasuritë në zonat në zhvillim të kryeqytetit, si Farkë, Kashar, Yzberisht, Mëzez, Ndroq, Shëngjergj, Kamëz, Vorë, Bathore, Babrru etj.

I njëjti skandal është konstatuar edhe në Kadastrën e Durrësit, ku shkrirja e saj dhe nisja e hetimeve të thelluara për abuzimet nxorën një raport ku konstatohej se vetëm 15% e dosjeve ishin pa probleme.



3 Comments

  1. Baterdia e pronave duhet zgjidhur sepse ka 30 vjet qe mban peng Shqiperine. Ketu duhet verifikuar ne terren dhe dokumentacion cdo titull pronesie pasi vjedhjet jane shtrire kudo. Po ashtu duhen verifikuar pasurite e cdo titullari e ish titullari te hipotekes (perfshi vete Lamen) te cilet sapo lene detyren behen cuduterisht biznesmene, ndertues e pronare tokash apo ndertesash. Sigurisht ky verifikim do ishte me i thjeshte nese do kishte nje bashkepunim te sinqerte me komunitetit pasi ky eshte nje vend i vogel ku te gjithe i njohin te gjithe dhe e dine si i kane vene pronat e pasurite. Por problemi eshte vetem nje, ai qe ngriti edhe ambasadorja amerikane te konferenca antikorrupsion: vullneti politik. Kjo qeveri eeshte ne momentin qe duhet te marre nje vendim, o jete me popullin apo me kriminelet e hajdutet. Deri tani duket se eshte ne anen e gabuar

  2. As diktatura komuniste nuk i zhduku arkivat dhe hipotekat, por i ruajti te paprekura dokumentet.

    Keta mavite e Rilindjes paskan qene te babezitur, pervecse kriminele dhe te paafte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *