• |
ide | kryesore

Milan priste të ulte çmimin, Botman shkon në Premier League: hollandezi pranë firmës me Newcastle

-Instant, Sport



Sven Botman është një hap larg nga Newcastle. Nëse nuk ka përmbysje të bujshme të situatës, qendërmbrojtësi holandez 22-vjeçar do të hiqet nga lista e objektivave të Milanit për këtë verë në merkato. Interesimi i kuqezinjve zgjati shumë, të paktën për planet e Botman, i cili për këtë arsye vendosi të mos presë më dhe të kalojë në Premier League, në një klub, pronësia e re e të cilit ka burime të mëdha financiare dhe që synon ta çojë atë në majat e futbollit anglez në pak vite.

Në janar, Magpies e kishin provuar, por ata po luftonin për të mos zbritur në Championship dhe Botman kishte preferuar të priste, gjithashtu për të kuptuar nëse Milani do të konkretizonte interesimin. Sot, megjithatë, Newcastle bëri një përshpejtim vendimtar me Lille për kartonin e lojtarit, duke gjetur efektivisht një marrëveshje me klubin francez mbi bazën e rreth 45 milionë eurove.

Kështu, Milani tani duhet t’i drejtohet objektivave të tjerë. Kalimi i pronësisë nga duart e fondit Elliott në ato të RedBird ka krijuar një ngadalësim në strategjitë e tregut, i përforcuar pjesërisht nga mospërcaktimi i rinovimeve të kontratave të drejtorit teknik Maldini dhe atij sportiv Massara (nënshkrimi pritet në fillim të javës së ardhshme për të dy).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *