• |
ide | kryesore

“Një grusht shteti ka nisur në Rusi”, ish-kreu i CIA në Moskë tregon kush do e rrëzojë Putin nga pushteti

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Një ish-zyrtar i lartë i CIA deklaroi se në Rusi kanë nisur lëvizjet në mënyrë sekrete për organizimin e një grushti shteti që do të rrëzojë nga pushteti Vladimit Putin, për shkak të luftës që ka nisur në Ukrainë dhe kërcënimeve se ky konflikt mund të bëhet global.

Sipas ish-kreut të CIA në stacionin e Moskës, Daniel Hoffman ky grusht shteti do të jetë i menjëhershëm dhe po organizohet nga persona pranë Putin që do ta gjejnë atë të papërgatitur kur ai të marrë jetë.

“Këta njerëz do të lëvizin në mënyrë sekrete dhe të menjëhershme përpara se Putin t’i zbulojë dhe t’i vrasë i pari. Gjithçka do të ndodhë papritmas dhe ai do të vdesë” u shpreh Hoffman.

Shëndeti i Putin ka ngritur spekulime se Rusia së shpejti mund të ketë një udhëheqës të ri dhe Hoffman parashikon se janë tre lojtarë kyç që duhen mbajtur nën vëzhgim si pasues të tij,.

Në krye të listës për të marrë kontrollin e Moskës është Nikolai Patrushev, shefi i Këshillit të Sigurimit të Putinit.

Alexander Bortnikov, drejtori i agjencisë sekrete të inteligjencës ruse FSB, mendohet gjithashtu të jetë një “oficer” që dëshiron të drejtojë Kremlinin.

Megjithatë, ndoshta zëvendësuesi më i mundshëm do të ishte Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu, një aleat i Putinit, i cili ka pasur një rol shumë të dukshëm në konfliktin e Rusisë në Ukrainë.

Një tjetër ish-agjent i CIA-s, Ronald Marks, bie dakord se në Rusi mund të vendoset një udhëheqës i ri dhe shtoi se nëse Putini rrëzohet, Moska do të përfshihet nga kaosi për shkak të luftës për pushtet./Express/



5 Comments

  1. Vazhdoni te enderroni dhe mashtroni se mire e keni. Njehere ishte i semure me kancer, njehere ka filluar ti dridhen duart dhe tani grusht shteti. Fajti qe ky ish “zyrtar: dekonspiron nje grusht imagjinar shteti tregon qe eshte bombe tymuese dhe asgje me teper

    1. Po pra ky kari me nyje e dekonspiron grushtin e shtetit para se të ndodhë! Tamam si Artan Hoxha në studiot televizive që lajmëron kriminelët para se ti arrestojnë 🙈🤣🤣
      Lapsi latë namin topa topa!

  2. Per fat te keq Putin nuk i behet dot derrman me endrra! Vetem Zoti po e morri, gjynah kjo propagande e shpifur po vret 200 ushtarake ukrahinas ne dite thjesht per te mbajtur Zelenskyn edhe ca dite me pushtet! Ukrahina merret me llogarite e ruseve te vrare, tamam si librat e Luftes NacionalClirimtare ku vriteshin 1 mije gjermane ndersa binin heroikisht vetem 2 partizane qe s’degjuan urdhrat e shokut Enver! USA mesa duket eshte strumbullar i te keqes do te ushtroje rolin qe tashme e ka humbur prej kohesh pasi Kina eshte tashme nje realitet te cilit i trembet cdo shtet, dhe Putin merr leje tek ta!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *