• |
ide | kryesore

Brenda shfaqjes së modës së Dior në kopshtin bukolik

-Instant, Paparazzi, Slider



E gjithë audienca e Dior këtë vit u zhvendos në Paris, në një kopsht përrallor me lule. Një kopsht bregdetar midis Normandisë dhe Sussex-i këtë të premte u kthye në kryefjalën e botës së modës për të prezantuar koleksionin e fundit të veshjeve për meshkuj, aristo-chic.

Njerëz të famshëm, duke përfshirë supermodelen Naomi Campbell, çiftin Justin Timberlake dhe Jessica Biel, ish-yllin e futbollit David Beckham dhe stilistë të tjerë rivalë si Olivier Rousteing nga “Balmain” dhe Matthew Williams nga “Givenchy”, u ulën në një kopsht të rrethuar nga lulet e egra.

Drejtoresha artistike e veshjeve për meshkuj të “Dior”, Kim Jones, vendosi pasarelën këtë herë në një hapësirë të improvizuar në qendër të Parisit për Javën e Modës për Burra. E gjithë pasarela ishte shndërruar në një lëndinë me lule vjollce, portokalli dhe rozë, pranë shtëpisë rozë të Christian Dior, në Normandi.

Modelët prezantuan tendencat e fundit të veshjeve për meshkuj, duke nisur që nga ato monokromatike, me çantat e shpinës shumë sportive e deri tek street style, i cili gjithashtu këtë vit do të shoqërohet me disa risi.

Ranë në sy xhaketat e kombinuara me pantallona të shkurtra, ose me pantallona të gjata e me këmbë të gjera. Po ashtu, edhe pulovrat e thurura.

Më shumë për stilin sesa për mbrojtjen nga dielli, disa modelë sfiluan në pasarelë me kapele mbi kapele, një model i preferuar nga Christian Dior, që gjendej edhe në pallto të gjata dyngjyrëshe.

Veshjet e meshkujve të këtij sezoni prezantohen nga emra të njohur të modës, duke përfshirë Givenchy, Rick Owens dhe Kenzo. Louis Vuitton doli në skenë të enjten, Hermès do të jetë të shtunën dhe Celine mbyll javën me sfilatën e së dielës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *