• |
ide | kryesore

FOTO/ Michael Schumacher, në shitje Porsche Carrera GT që gjermani ia kishte fshehur Ferrarit

-Instant, F1, Sport



Një Porsche Carrera GT Michael Schumacher u hodh në shitje në Elferspot: por përse mban emrin e ish-kampionit të botës në Formula 1? Arsyeja është e thjeshtë dhe mund të kuptohet edhe nga logoja MS në kroskot dhe në pjesën e pasme, makina në fakt është blerë nga gjermani edhe pse jo “zyrtarisht”.

Në vitin 2004 (pikërisht më 29 prill, në kohën kur ai drejtonte F2004 atë të kampionatit të shtatë botëror) gjermani ishte ende një pilot i Ferrarit dhe me kontratë ai mund të ngiste vetëm makina të grupit Fiat, kështu që ai e kishte regjistruar Porsche në emër të Willi Weber, menaxheri i tij në atë kohë. Carrera GT në fjalë është e zezë, ka 603 kuaj fuqi, marshe manuale, interier lëkure, 14200 km dhe tani është në pronësi të kompanisë gjermane Roock Sportsystem, e cila e ka blerë nga familja Schumacher.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *