• |
ide | kryesore

Harta e re gjyqësore/ Avokatët bojkotojnë të gjitha seancat në Kavajë

-Instant, Lajme, Të fundit



Edhe dhoma e avokatisë së Durrësit, dega Kavajës i është bashkuar bojkotit kundër hartës së re gjyqësore. Sipas avokatëve, harta e re gjyqësore është një vendim arbitrar dhe cenon interesat e komunitetit, duke rritur kështu dhe kostot te qytetarët dhe dëmtuar aksesin në drejtësi. Ata deklarojnë se harta e re gjyqësore sjell zvarritje të rëndë të proceseve gjyqësore në kohëzgjatje ashtu dhe në marrjen e drejtësisë.

Avokatët e qytetit të Kavajës kërkojnë të mos shkrihet Gjykata e Apelit Durrës si dhe gjykata aktuale e rrethit gjyqësor Kavajë të funksionojë normalishtt në formën e degës në varësi të gjykatës së Durrësit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *