• |
ide | kryesore

Shkoi në spital dhe tha se u rrëzua, pendohet i riu: Më qëlluan me armë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një i ri është paraqitur të dielën në spitalin e Elbasanit i plagosur. Pasi ka marrë ndihmën mjekësore 22-vjeçari D.K ka deklaruar në polici se është rrëzuar dhe është dëmtuar në krah. Nuk ka kaluar shumë kohë dhe i riu ka ndërruar dëshminë duke thënë se teksa ishte duke drejtuar mjetin e kanë qëlluar me armë zjarri në autostradë, pa përcaktuar një vend specifik. Të konfuzuar nga deklaratat e 22-vjeçarit, policia ka kontrolluar automjetin e tij dhe ka gjetur dhe sekuestruar një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri, pajisje të cilat dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhje.

Kështu blutë e Elbasanit kanë përfunduar duke e arrestuar 22-vjeçarin, banues në Peqin, për veprat penale “Kallëzimi i rremë” dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *