• |
ide | kryesore

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Altin Abdiu

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni i Pavarur i Pavarur i Kualifikimi ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Tiranës, Altin Abdiu. Për Abdiun, djali i ish-kryetarit te Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, u konstatuan probleme me pasurinë. Një seancë më parë gjyqtari Abdiu u përball me barrën e provës dhe pyetje për transaksionet e pasurive ku rezultonte bashkëpronar me familjarët, si dhe me mungesë burimesh për krijimin e një pjese të tyre. Abdiu u mbrojt me argumentin se veprimet për pasuritë e paluajtshme janë kryer nga prindërit, si dhe janë krijuar prej tyre. Subjekti i kundërshtoi edhe balancat negative për blerjen e një makine dhe krijimin e dy depozitave.

Hetimi administrativ për Abdiun është kryer në tre kritere rivlerësimi, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *