• |
ide | kryesore

Kunata e Ermonela Felajt konfirmohet në detyrë në Prokurorinë e Tiranës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Felaj



Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 14 korrik vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës Alma Felaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relator Olsi Komicin dhe anetare Etleda Çiftjan.

Gjatë seancës dëgjimore më 12 korrik 2023 Komisioni nuk evidentoi probleme domethenëse për Felajn, në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

Alma Felaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua prokurore në Prokurorinë e Fierit. Në vitin 2011, Felaj u transferua në Prokurorinë e Durrësit dhe në maj të vitit 2023 u transferua në mënyrë të diskutueshme nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në Prokurorinë e Tiranës./BIRN



4 Comments

  1. Pse jo? Per ate pozicion pune ka studiuar ajo. Sali komunisti krimineli non grata sa me pare pas hekurave per krimet qe ka bere ndaj popullit.

  2. Sulmi ndaj mediave nga ana e Berishës nuk është risi. Ai ka djegur media, i ka kërcënuar, u ka vënë gjoba miliona euroshe, ka rrahur gazetarë, u ka djegur makinat përpara shtëpisë duke terrorizuar familje. Të gjitha këto i ka bërë duke qenë në pushtet.

    Sot ai ngjan si një bishë e plagosur rëndë, që nuk ka më fuqi të bëjë asgjë veçse të shajë e shpifë ndaj kujtdo për të mbrojtur të shkuarën e tij që SHBA dhe Britania e Madhe e kanë cilësuar si të zezë.Ka 20 vjet ne sistem dhe me salihun dhe me ramen por kjo nuk do te thote asgje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *