• |
ide | kryesore

BB: Vlera e eksporteve të domateve mund të trefishohet duke ndryshuar tregjet

-Instant, Lajme, Të fundit



Shqipëria ka potenciale të pashfrytëzuara në produktet bujqësore, por për disa kultura ka mundësi që fitimet të rriten më mënyrë më të shpejtë, sugjeron Banka Botërore një studim të fundit për kapacitet e zhvillimit në bujqësi. Për shembull, i njëjti kultivar i domates, nga Shqipëria eksportohet me një vlerë të ulët, jo më shumë se 0.5 dollarë për kilogram, ndërsa nga Italia eksportohet në tregjet e Britanisë së Madhe me 2.4 dollarë për kilogram. Më të njëjtën sasi dhe lloj domatesh fermerët shqiptare do të trefishonin fitimet nëse do të zhvendosnin eksportet nga rajoni drejt tregjet të zhvilluara si Gjermania, Franca, Zvicra, Austria, SHBA etj. Sipas certifikimeve ndërkombëtare të specializuara për cilësia domatja mesatare është vlerësuar me konkurueshmëri mbi mesataren dhe është një nga prodhimet më të denja për të gjetur tregje të reja eksporti në vendet e zhvilluara.

Përderisa prodhimi ekziston kontributi i kompanive të eksportit dhe i Ministrisë së Bujqësisë duke asistuar çertifikimet e nevojshme mund të rrisë në mënyrë domethënëse të ardhurat për fermerët. Çmimet më të cilat ato shesin prodhimin shpesh nuk justifikojnë kostot dhe kanë ndikuar në zhytjen e fermerëve në borxhe. Banka Botërore vuri në dukje në analizën për sektorin e bujqësise se, Shqipëria ka potencial për të rritur eksportet në nën- sektorët që përfshijnë lëkurën e gjedhit dhe të kalit, perimet, produktet e peshkut, arrat dhe frutat, domatet të freskëta, açuge dhe peshq të tjerë të koncervuar, gështenjat, shalqinj dhe ullinj të koncervuar. Enti Shqiptar i Mbështetjes së Agrobiznesit, FAO, Qendra e Universitetit të Harvardit për Zhvillimi Ndërkombëtar dhe agjencitë kombëtare të ndihmës së BE-së, i renditën këto produkte me potencial të madh eksporti.

Shembulli më pozitiv në këto vite ka qenë ulliri. Ullinjtë kanë përjetuar rritjen më të madhe në prodhimin bruto dhe vlerë në 10 vitet e fundit, si nga zgjerimi i sipërfaqes së kultivuar, ashtu edhe nga rritja e rendimentit. Vlera bruto e prodhimit të ullirit u rrit nga 36 milionë dollarë në vitin 2006 arriti në 134 milionë dollarë në 2016. Ullinjtë pësuan rritjen më të madhe në vlerë gjatë periudhës 2016-2016, të ndjekur nga vezët, domatet, misri dhe rrushi. Misri, tërshëra, rrushi, domatet, qepët, dhe ullinjtë pësuan rritjen më të madhe në sipërfaqen e kultivuar midis 2008 dhe 2018, ndërkohë, mishi, leshi, duhani, panxhari i sheqerit dhe fasulet e gjelbra shënuan rëniet më të mëdha në vlerën totale të prodhimit. Pavarësisht rritjes së rendimentit në disa kultura, produktiviteti bujqësor i Shqipërisë vazhdon të jetë shumë më i ulët se i konkurrentëve të saj në kulturat kryesore./ Monitor

https://www.monitor.al/bb-vlera-e-eksporteve-te-domateve-mund-te-trefishohet-duke-ndryshuar-tregjet/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *