• |
ide | kryesore

Qeveria italiane rrezikon rrëzimin, Draghi lë para kohe samitin e NATO-s

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Tension në radhët e partive të koalicionit të qeverisë italiane të kryeministrit Mario Draghi. Shkak është bërë një intervistë e sociologut Domenico De Masi, i cili tha se Draghi i ka kërkuar Beppe Grillos të largojë Giuseppe Conte nga drejtimi i “Lëvizjes 5 yjet” sepse ishte një person i papërshtatshëm.


Situata është bërë serioze duke bërë që kryeministri italian të lërë para kohe samitin e NATO-s që po mbahet në Madrid të Spanjës. I pyetur nga mediat italiane, kryeministri italian tha se “kishte filluar të sqarohej dhe se qeveria nuk rrezikon”.


Edhe Palazzo Chigi bëri një deklaratë ku theksoi se “Draghi nuk i ka kërkuar asnjëherë Grillos largimin e Contes”. Megjithatë Draghi ka lënë menjëherë Madridin mbrëmjen e së mërkurës pasi të enjten në mëngjes do të zhvillojë një sërë takimesh me partitë e koalicionit që kanë formuar qeverinë.

Conte u pa në mbrëmje të hynte edhe në presidencë ku pati një takim rreth një orë me Presidentin Sergio Mattarella. Gjatë takimit, Conte tha se kishte folur për peshën e situatës, por jo për largimin e “Lëvizjes 5 yjet” nga qeveria. ©LAPSI.al

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.