• |
ide | kryesore

Alessio jep të dhëna për skuadrën e re të Antonio Conte: “Dëshiron Champions, në maj do ta mësoni”

Sport
Alessio



Angelo Alessio, zëvendësi historik i Antonio Conte, ka dhënë disa të dhëna për të ardhmen e ish-teknikut të Chelsea, Inter e Tottenham. “Ai do të shkojë te një ekip që mund t’i japë atij mundësinë për të luftuar për një trofe evropian dhe jo vetëm për kampionatin – shpjegoi ai për TuttoJuve -. Ai dëshiron shumë të fitojë Champions League”.

“Përafrimi me Juventus, Milan dhe Napoli? Ai është profesionist dhe mund të shkojë kudo – shtoi ai -. Çdo ditë ai përflitet te Napoli, Milan e Juve, por në realitet ato janë vetëm lajme gazetareske. Deri më sot nuk ka asnjë të vërtetë dhe konkrete. Tani është herët, edhe për faktin se faktin se nuk do ta dimë se ku do të shkojë para majit”, vazhdoi ai.

Alessio nuk bën hipoteza apo indikacione më të sakta, por identifikimi i ekipit të mundshëm që Conte do të zgjedhë për t’u rikthyer në pankinë dhe për t’u rikthyer në lojë është shumë i qartë. “Shpresa është ta shohim atë në një klub italian ose të huaj që mund të konkurrojë për të triumfuar në Champions League – shpjegoi ai, duke përsëritur konceptin -. Unë besoj se do të jetë një zgjedhje e mirëmenduar, me një projekt disa vjeçar. Ne të gjithë e dimë aftësinë e Antonios për të ndërtuar dhe pastaj për të punuar me ata lojtarë e për të fituar”, shtoi Alessio.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *