• |
ide | kryesore

Juventus i mbyll derën Dybalas, Arrivabene: “Gjërat kanë një fillim e një fund”

-Instant, Sport



Erdhi 30 qershori dhe sot përfundon zyrtarisht historia mes Paulo Dybalas dhe Juventus. Pavarësisht flirtit me Interin, Joya është ende pa skuadër dhe, sipas disa zërave të ditëve të fundit, ai ka kontaktuar me klubin e Juventusit për të mësuar nëse ekzistonte mundësia për të negociuar një marrëveshje të re dhe për t’u rikthyer në Torino. Megjithatë, dera duket se është e mbyllur përgjithmonë, sic shkruan Juve në faqen zyrtare (karriera e tij “në fakt do të vazhdojë larg Torinos”) dhe e përforcon edhe Administratori i Deleguar bardhezi Arrivabene, gjatë një interviste me Tuttosport: “Le të themi se ishte një vendim pa nëse dhe ose për këtë çështje dhe e vumë në veprim”.

“Ka pasur një marrëveshje – shpjegoi Arrivabene – pastaj ndodhi rritja e kapitalit, të gjithë morëm një pushim, për të cilën menaxherët u njoftuan dhe ranë dakord, për të bërë vlerësime në brendësi të Këshillit të Administrimit. Ne u takuam përsëri dhe thamë se kushtet kishte ndryshuar, sepse donim të lëviznim në një mënyrë tjetër. Kështu që nga një kontratë katërvjeçare me shifra të caktuara, të cilat nuk do të doja t’i përmendja për të shmangur polemika të mëtejshme, kaluam në një strategji tjetër, sepse të gjithë e dinë se kush erdhi në janar. Por kjo nuk i cenoi marrëdhëniet, nuk pati asnjë luftë mes nesh dhe Dybala”.

“Pas vendimit ne gjithmonë e përshëndesnim njëri-tjetrin përzemërsisht në qendrën sportive – vazhdoi CEO i Zonjës së Vjetër – Le të themi se ka pasur një vendim pa nëse dhe ose për këtë çështje dhe e kemi vënë në veprim. Shpresoj që Dybala ta gjejë skuadrën dhe kënaqësitë që meriton. Nga këndvështrimi ynë gjërat kanë një fillim dhe një fund. E përsëris: Juventusi është mbi gjithçka. Ka lojtarë që kanë lënë gjurmë të thella, por marka e Juventusit është gjithnjë më e rëndësishme”.

PËRSHËNDETJEA E KLUBIT
“Mbërriti kur ishte një i ri premtues dhe i talentuar dhe tani ai përshëndet Juven duke marrë me vete një mori përvojash që e kanë bërë atë kampionin që është; karriera e Paulo Dybala në fakt do të vazhdojë larg Torinos. Thuhet, një bagazh i ndërtuar së bashku, në këto 7 vite. Një bagazh që për Paulon përbëhet nga 293 paraqitje, 115 gola, 45 asiste dhe 12 tituj të fituar. Numrat, të cilët nëse analizohen, tregojnë shumë gjëra: për shembull, Paulo mban vendin e nëntë në renditjen e golashënuesve më të mirë në historinë e Juventusit, duke marrë parasysh të gjitha garat, ai është golashënuesi i dhjetë më i mirë në Serie A, i treti i Juventusit të të gjitha kohërave në Evropë, me 18 gola të shënuar në Champions League. E gjithnjë duke folur për golat, dy rekorde: Dybala është lojtari që ka shënuar më shumë herë (68) në Allianz Stadium, duke marrë parasysh të gjitha garat dhe është lojtari i Juventusit që ka shënuar më shumë gola nga jashtë zonës (25) në Serie A. Një rrugëtim fantastik, ai i përjetuar së bashku, i bërë jo vetëm me gola dhe fitore, por me veprime brilante, netë të paharrueshme, shfaqjeve të cilësisë absolute. E për gjithë këtë ne do ta falënderojmë gjithmonë. Fat të mbarë, madje, suerte Joya!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *