• |
ide | kryesore

Berisha thirrje për protestën e të enjtes: Rama iu jep gjakun tuaj oligarkëve të ndërtimit

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë në konferencën e përjavshme se regjimi i Edi Ramës po injoron qytetarët shqiptar. Berisha i bën thirrje të gjithë shoqërisë civile dhe qytetarëve të bashkohen në protestën e 7 korrikut kundër qeverisë së Ramës që e akuzon se ka vendosur pushtetin monist të plotë dhe ka marrë në kontroll të gjitha pushtetet.

Berisha u ndal dhe te akti normativ i kaluar dje nga qeveria në parlament, që kompeson firmat e ndërtimit për materialet. Ish-kryeministri tha se vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që në raste krizash të kompesohen biznesmenët, dhe jo qytetarët që përballen me një sërë problemesh sociale dhe ekonomike.

Ky popull po injorohet nga regjimi autokratik i Edi Ramës, njësoj si në një diktaturë të vërtetë. Dje Edi Rama me ligj vendosi që qindra e qindra miliona euro, të fituara nga pirja e gjakut të shqiptarëve përmes bordeve, nga shtimi i të ardhurave të TVSH si pasojë e rritjes së çmimeve, në vend që tiu rikthehej atyre që vuajnë për kafshatën e gojës, Edi Rama i shpërndau me klientët e tij, që kanë fituar tendera me 99.9% të vlerës, si kurrë ndonjëherë. Ata që kanë fituar tenderat me çmimet më maksimale, po marrin fondin e ri që të ndajnë me Ramën. Nuk ka akt me cinik, më çnjerëzor, ti këto para që i more nga dhimbja, djersa e njerëzve që punojnë, duhet të bëje gjithçka për t’iua kthyer atyre. Një dekret i pashembullt në histori, çdo shtet në situata krizash bën dekrete vetëm për të ndihmuar njerëzit në nevojë, në Shqipëri ndodh e kundërta”, tha Berisha.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *