• |
ide | kryesore

Producentja zbulon detaje për filmin e ardhshëm të James Bond

-Instant, Paparazzi, Slider



Producentja Barba Broccoli ka folur së fundmi për filmin e ardhshëm të James Bond.

Në një intervistë për ‘Deadline’. Barbara u shpreh se filmi do të jetë një  “rishpikje e Bond”.

Duke vënë në dukje se “askush nuk është në garë” për të portretizuar personazhin pasi Daniel Craig hoqi dorë vitin e kaluar, Broccoli, tha: “Ne po punojmë se ku të shkojmë me të, ne po flasim për këtë. ”

“Nuk ka një skenar dhe ne nuk mund të arrijmë me një derisa të vendosim se si do t’i qasemi filmit të ardhshëm, sepse, në të vërtetë, ai është një rishpikje e Bond,” vazhdoi ajo. “Ne po rishpikim se kush është ai dhe kjo kërkon kohë.”

Producentja shtoi gjithashtu se xhirimet për përsëritjen e ardhshme të një filmi Bond “është të paktën dy vjet larg”.

Bisedimet se kush do të luajë Bond-in e ardhshëm po qarkullojnë prej vitesh.Në fillim të këtij viti, Barba dhe producenti, Michael G. Wilson u pyetën në podcastin e Deadline’s Crew Call nëse e kishin konsideruar Idris Elba-n.

Duke thënë se ata nuk e kishin filluar plotësisht procesin ende, Broccoliu shpreh : “Epo, ne e njohim Idrisin, unë jam mikeme të dhe ai është një aktor i mrekullueshëm”.

“Mendoj se kemi vendosur që derisa ‘No Time to Die’ nuk ka mbaruar dhe  ne të gjithë kemi qenë në gjendje të korrim përfitimet e qëndrimit të mrekullueshëm të Danielit, nuk do të mendojmë ose të flasim për dikë tjetër, historitë apo ndonjë gjë tjetër. Ne thjesht duam të jetojmë në momentin, të tashmen.”

Dwayne “The Rock” Johnson ka patur më parë interes për rolin e agjentit 007 duke i treguar Esquire në nëntor 2021 se ai dëshiron të jetë spiuni ikonik pasi gjyshi i tij, Peter Maivia, luajti një zuzar në filmin e vitit 1967 007, You Only Live Twice./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *