• |
ide | kryesore

Zjarr në Lezhë/ E vështirë ndërhyrja e zjarrfikëses, rrezikohen dy banesa

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zjarr në malin e Terrovicës së Lezhës. Zjarri ka përfshirë komplet malin që lidhet me fshatin Bend në kufi me Shkodrën. Gazetari Elidon Ndreka njofton për BalkanWeb se deri tani janë djegur deri 15 Ha; pyll me bimësi, shkurre dhe pisha.

Zjarri po përhapet me përmasa të mëdha ndikuar edhe nga era që fryn. Ndonëse në vendngjarje ndodhen dy zjarrfikëse dhe policia e shtetit, është e pamundur ndërhyrja sepse terreni është shumë i vështirë.

Nga zjarri i cili është përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme, rrezikohen dy banesa në afërsi të fshatit Bend.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *