• |
ide | kryesore

E rëndë në Patos/ I riu qëllon disa herë me thikë në qafë e bark nënën e tij

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Fier. 30-vjeçari Klaudio Çobaj ka plagosur me thikë nënën e tij. Çobaj, pas një sherri verbal, ka masakruar nënën e tij Donika Çobaj. Gruaja 50-vjeçare ka marrë goditje të shumta me thikë duke i shkaktuar plagë në qafë, bark dhe këmbët. 50-vjeçarja ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë.

Deti tani nuk bëhen të ditur rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Ndërkohë vazhdon puna për kapjen e 30-vjeçarit.

“Sot, rreth orës 09:00, në Dukas, Patos, në banesën e tij, shtetasi K. Ç., 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen D. Ç., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit.”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *