• |
ide | kryesore

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të fëmijëve në Shkodër, shpallet në kërkim 49-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



49-vjeçari Agron Mahmuti është shpallur në kërkim pasi ditën e djeshme qëlloi drejt një grupi fëmijësh në mjediset e jashtme të gjimnazit “28 Nëntori”. Ngjarja ka ndodhur në qendër të Shkodrës, ku 49-vjeçari, i cili lëvizte me biçikletë, është afruar pranë vendit të quajtur “Lapidari” ku po rrinin fëmijët dhe në rrethana të paqarta, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tyre. Fatmirësisht fëmijët e kanë pikasur personin dhe janë larguar me shpejtësi.

Mësohet se djali i 49-vjeçarit dy ditë më parë ka pasur një konflikt me fëmijët që ishin në lulishte, ndaj të cilëve hapi zjarr 49-vjeçari. Agron Mahmuti ka shkruar që të sqarohet dhe më pas ka hapur zjarr.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *