• |
ide | kryesore

Djali mbyti babanë në Divjakë, policia jep detaje

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia ka dhënë detaje rreth krimit të rëndë në Divjakë, ku djali mbyti babanë. Uniformat blu bëjnë me dije se Mitër Stasa, 85 vjeç u gjet pa jetë dhe me shenja dhune në banesën e tij në fshatin Remas.

Sipas policisë, dyshohet se i moshuari është mbytur nga djali i tij, Andrea Stasa, 58 vjeç. Mendohet se krimi i rëndë ka ardhur për motive të dobëta. Autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë.

“Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë.

Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *