• |
ide | kryesore

Policia aksion në Durrës, sekuestron 400 komplete me çadra dhe shezlongë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit, ka shtuar kontrollet në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit.

Janë proceduar penalisht 5 administratorë subjektesh që kishin zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Bregdeti i lirë”.

Lirohen hapësira në vijën bregdetare, në zonën e Porto Romanos.

Sekuestrohen 400 komplete me çadra dhe shezlongë.

Në kuadër të plan-operacionit “Bregdeti i lirë”, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Durrës, kanë vijuar kontrollet në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse, nga subjekte të ndryshme që vendosin komplete me çadra dhe shezlongë.

Si rezultat u bë lirimi i hapësirës publike në bregdetin e Porto Romanos, duke hequr 400 komplete me çadra dhe shezlongë që ishin vendosur pa lejen përkatëse.

Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit:

B. C., 36 vjeç, banues në Tiranë; F. Rr., 27 vjeç, L. B., 24 vjeç, E. S., 46 vjeç dhe H. L., 35 vjeç, të katërt banues në Durrës.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.



2 Comments

  1. 😂😂😂😂 po te Brryli Pse Nuk vjen policia te Malredo qe e ka zaptuar gjithe plazhin e vjeter te durrsakve!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *