• |
ide | kryesore

Mashtronin të huajt me investime në bursë, arrestohen 3 persona në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



3 persona janë arrestuar në Tiranë, pasi mashtronin shtetas të huaj përmes call centerave. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Snare” u arrestuan shtetasit Enrik Shehi, Armend Haxhiu, Igli Isufaj.

“Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit E. S., 25 vjeç, G. R., 22 vjeç dhe A. H., 18 vjeç, të tre banues në Tiranë, të punësuar si operatorë në këtë subjekt. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. Sh., administronte, në bulevardin “Gjergj Fishta”, një subjekt privat call center, të paregjistruar në organet kompetente.

Në vijim të veprimeve ka rezultuar se shtetasit A. H., I. I., E. S., G. R., dhe A. H., të punësuar si operatorë në subjektin call center, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursë fiktive (Forex).”, njofton policia.
Si rezultat i operacionit, u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 aparate celulare,shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe lista me të dhënat e shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar për të investuar në bursa fiktive.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *