• |
ide | kryesore

Rrëzohet dekreti i presidentit Meta për kthimin në Kuvend të ligjit për Butrintin

-Instant, Lajme, Të fundit



Është rrëzuar në Komisionin për Ekonominë dhe Financat dekreti i Metës për kthimin në Kuvend të ligjit të Butrintin, i cili do të jepet me koncesion nga qeveria. Diskutimi i dekretit u shoqërua me debate në komision mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.

Para disa ditësh kreu i shtetit e ktheu për rishqyrtim në Kuvend, marrëveshjen për Administrimin e Parkut të Butrintit pasi sipas tij cenon Kushtetutën dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës. Presidenti u shpreh se procedura e ndjekur nuk ka garantuar një proces të gjerë e të thelluar të konsultimit me publikun, “duke sjellë kështu një produkt jo cilësor dhe një debat publik mbi këtë çështje.”

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *