• |
ide | kryesore

Gjykata Kushtetuese pranon padinë kundër dhënies me koncesion të Butrintit

-Instant, Lajme, Të fundit
Gjykata Kushtetuese pranon padinë kundër dhënies me koncesion të Butrintit



Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë padinë për Parkun Kombëtar të Butrinit. Lajmi është njoftuar nga deputetja e Partisë Demkratike, Ina Zhupa.

“Viti nis mbarë me një lajm të mirë për Butrintin. Padia pranohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila fton të gjitha palët të çojnë argumente dhe prova brenda datës 27 janar 2023.

Më pas do të zhvillohet seancë publike! Gjykata Kushtetuese do rrijë në lartësinë e emrit dhe pozicionit që ka”, shkruan Zhupa në një postim në rrjetin social “Facebook”.

Partia Demokratike ka kundërshtuar vazhdimisht ligjin “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”.

Zhupa e ka cilësuar ligjin antikushtetues sepse bie në kundërshtim me Konventën e Parisit 1972. Ajo thekson se ligji ndan në dy pjesë menaxhimin e parkut. Kjo bie në kundërshtim me përcaktimet e UNESCO-s për menaxhimin si një i tërë.



4 Comments

  1. Ajo Elva palo ministresha e MosKulturës që shembi Teatrin Kombëtar dhe që pasi I vdiq burri u kthye tek dashnoret e mëparshëm vendas e të huaj do përfundojë pas hekurave mesa po duket.

  2. Të shohim çfarë vendimi do marrë sepse ka interesa të fuqishme amerikane.Ketu do të tregohet se me vërtetë kemi gjykatë të pavarur e pro interesit kombëtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *