• |
ide | kryesore

Telefonata e Allegrit, inati me Mourinhon e Champions, Pogba sfidon: “E kthej Juven ku i takon”

-Instant, F1, Sport, Video



Pas zyrtarizimit të transferimit të tij dhe fjalëve të para për kanalet zyrtare të klubit, ka ardhur koha që Paul Pogba të përshëndesë edhe tifozët bardhezinj para mediave. Mesfushori francez u prezantua për herë të dytë si lojtar i Juventusit, gjashtë vjet pas transferimit të tij në Mançester: “Më mungoni shumë, jam shumë i lumtur që jam përsëri në shtëpi – ishin fjalët e tij në konferencë -. Jam i uritur për fitore, nuk fitoj prej dy vjetësh, klubi dhe unë kemi të njëjtat synime: dua ta kthej Juventusin atje ku i takon”, ka thënë Pogba.

Francezi ka zbuluar edhe cfarë e bëri të pranojë ofertën e Juventus, ndonëse nuk ishte më e larta në aspaktin e pagës, në krahasim me ofertate e tjera: “Kishte të tjerë, por ishte zemra ime që zgjodhi Juven. Isha mirë më parë e jam mirë tani, mezi pres të filloj, shpresoj të bëj mirë në fushë, edhe më mirë sa kam bërë më parë” – shpjegoi 29 vjecari, që u ndal edhe të problemet që pati në Manchester – “Para së gjithash se nuk luaja në vendin tim. Ndryshuam shumë trajnerë, shumë lojtarë… Plus kam pasur disa dëmtime, kam luajtur dhe nuk kam luajtur… nuk kisha gjithmonë ritmin. Pati shumë gjëra: trajnerë, shokë skuadre, pozicione në fushë. Këto gjëra më bllokuan disi, por tani është një Paul tjetër këtu. Këtu do të jem mirë fizikisht, do të luaj në vendin tim dhe do të jem më mirë se vitet e fundit”.

Një premtim i Pogba, që në fakt nuk është një premtim i një djaloshi, por iu një burri, si saktëson vetë francezi: ” Unë jam burrë tani, jam baba, pas stërvitjes do të më duhet të luaj me fëmijët e mi, të pushoj, të ha makarona… Por jam gjithmonë i njëjti, i njëjti lojtar, i njëjti numër fanelle. Unë gjithmonë dua të fitoj, jam i uritur për fitore”. Fitore që duhet të cojnë në objektiva të rëndësishëm: “Champions? Nuk është objektivi i këtij viti, edhe pse është një ëndërr për të gjithë. Objektivi i parë është titulli, që nuk e fituam vitin e kaluar. Sigurisht të merrnim Kupën do të ishte një ëndërr”.

Nga Allegri, tekniku i rigjetur me një telefonatë, te Mourinho, armiku që do ta ketë përballë shumë shpejt, që në javën e tretë të Serie A: “Ishte një bisedë e shpejtë, ai më tha se donte që të kthehesha, se kishte nevojë për mua. Zemra ime, së bashku me fjalët e trajnerit, më bënë të marr këtë vendim – tha Pogba, duke u ndalur edhe te e shkuara -. “Mendoj për Romën se është një ekip i madh. Nuk kam menduar për Mourinhon, dua t’i fitoj të gjitha ndeshjet, nuk më intereson nëse do të jetë kundër Mourinhos, Inzaghit apo dikujt tjetër.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *