• |
ide | kryesore

Tirana eleminohet nga Champions: Dudenlange triumfon 1-2 e ‘zbret’ bardheblutë në Conference League

-Instant, F1, Sport



Tirana përshëndet Champions League që në raundin e pare, e mundur në të dy ndeshjet nga kampionët e Luksemburgut të Dudenlange. Një ndeshje në të cilën bardheblutë kanë pjesën e tyre të fajita, por që praktikisht u humb në transfertë, aty ku avantazhi numerik nuk u shfrytëzua e madje u lejua edhe humbja, që pati pasojat edhe në 90 minutat e kthimit.

U duk se Xhixha e Seferi mund ti krijonin problem luksemburgasve, që në minutën e 9 u shpëtuan nga portieri: Seferi doli para portierit por gjuajtja e tij ndalohet me këmbë nga gardiani i Dudelanzh. Në të 16 në ndihmë miqve i erdhi shtylla: aksion spektakolar i Seferit në të djathtën, ai driblon kundërshtarin dhe pason për Devid, por gjuajtja e këtij të fundit pak hapa larg portës përfundon në shtyllë.

Tirana nxitonte të shënonte golin që do të barazonte sfidën, por nxitonte shumë dhe gabonte po me aq shpejtësim ndërsa ashtu si në ndeshjen e parë fantazmat e një penalltie të munguar do të turbullojnë mendimet e Shehit, në reflektimin si mund të kishte shkuar ndryshe kjo ndeshje. Në minutën e 20’ pasimi i Aleksit për Xhixhën e nxjerr para portierit por nuk arriti të kontrollojë dhe rrëzohet pas kontaktit me një mbrojtës duke mos marrë as një penallti të mundshme.

Kthesa ndodhi në të dytën, kur në të 50 rrëshqitja e Totres i lejoi Bojic të provonte shansin nga distanca, duke mposhtur Bekajn. Një tjetër gabim, si në ndeshjen e parë, me kosto të madhe, sepse tani golat për tu rikuperuar ishin dy e shpejt u bënë tre: në të 52, Sinani nuk e përsëriti 9 minuta më pas, duke vulosur praktikisht kualifikimin, që nuk e tronditi dot as goli i Xhixhës në të 78. Dudenlange rezistoi, pa ndonjë vështirësi të madhe, madje i shkoi pranë të tretit, në goditjen me kokë të Diuf të ndalur nga traversa.

Nëse 1-0 e ndeshjes së parë mendohej se mund të përmbysej në kthim në Arenën Kombëtare, 1-2 i fiksuar nga miqtë nuk i la asnjë shans bardhebluve, që e panë veten gjithnjë në ndjekje të rezultatit dhe duhet të bëjnë llogaritë me zbritjen në Conference League, ku në raundin e dytë do të sfidojnë boshnjakët e Mostar.



3 Comments

    1. Iku koha kur luante Skenderbeu perveç emocioneve te forta qe na jepte shume skuadra Evropiane u dridhej toka nen kembe ku perballeshin ,sot jemi katandisur e quajme arritje nese kalojme turin e pare ky eshte futbolli Shqiptar çar niveli ka perfunduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *