• |
ide | kryesore

Presidenti i Torinos, ironizon Interin për Bremer: “Nëse Skriniar vlen 70 milionë euro…”

-Instant, Sport



Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, nuk humbet kohë të bëhet protagonist sapo gazetarët e pyesin në lidhje me merkaton e transferimeve. Në mënyrë të pashmangshme, cështja u përqendrua te xhevahiri i skuadrës torineze Gleison Bremer, i cili prej javësh është përfolur për një kalim te Interi, veçanërisht në rast të largimit eventual (dhe shumë të mundshëm) të Milan Skriniar në drejtim të PSG-së. Presidenti granata nuk e mbylli mundësinë e shitjes, por shpjegoi se për mbrojtësin brazilian do të pranojë vetëm një shifër që do të gjykohej e përshtatshme.

“A ka një çmim të drejtë për Bremer? Ka, por nuk mendoj se është e drejtë të thuhet. Unë jam në marrëdhënie të shkëlqyera me menaxherin e tij dhe kam folur mirë me të”. Me këto fjalë presidenti i Torinos, Urbano Cairo, iu përgjigj gazetarëve të cilët kërkuan informacion për shitjen e mbrojtësit brazilian. “Lojtari është një djalë i jashtëzakonshëm – vazhdoi ai – dhe i thashë se kur të vinte një ofertë e përshtatshme do ta shisja”. Por ka gjithmonë një ‘por’: “Gjithçka është relative, pasi nëse dëgjoj për 70 milionë për Skriniar, mendoj se Bremer vlen më shumë se shifrat në qarkullim”, saktësoi ai. “Dua tia plotësoj dëshirën, nuk i kam premtuar se do ta dërgoj këtu apo atje”.

Pasi pranoi se nuk do të pranonte lojtarë në shkëmbim në ofertën e Interit për brazilianin (“Casadei është një djalë i ri premtues, por unë nuk e njoh mirë atë”), Cairo më pas zbuloi një histori në lidhje me Belottin, i cili më 30 qershorin e kaluar pa skadimin e kontratës së tij me Toron: “Në vitin 2017, kur Milani kërkoi Belottin, e kërkuan si huazim me një detyrim të mundshëm blerje dhe unë nuk e shita. Nuk i refuzova shifrat që lexohen “(80 milionë). Një lamtumirë, ajo e Belottit, që ende dhemb: “Më vjen keq përtej faktit që iku me parametër zero. Ai ishte kapiten prej shtatë vjetësh”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *