• |
ide | kryesore

Presioni ndërkombëtar po shantazhon trafikantët që të tremben nga amnistia e Ramës

Arkiva, Kryesore



Ndonëse Edi Rama i ka dërguar “ftesë për konsultime” grupimeve të interesit të bizneseve për të diskutuar 15 korrik projektligjin për amnistinë fiskale, Dhoma Amerikane e Tregtisë bëri një thirrje të fortë për tërheqjen sa më parë të kësaj nisme. Rreziqet tejkalojnë ndjeshëm përfitimet! ,” deklaroi në Facebook presidenti i Dhomës Enio Jaço.

Lexo më tej

Dhoma Amerikane e Tregtisë kundër amnistisë fiskale: Favorizon individë më të shkuar kriminale serioze

Duket se shqetësimi amerikan po përvijohet qartë se me anë të kësaj inisiative, që i lejon çdo personi të ‘shpëtojë” deri në dy milionë euro në këmbim të një takse nga nga 5 deri në 10% të shumës së deklaruar, qeveria rrezikon të pastrojë paratë e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.  Ndonëse Edi Rama ka theksuar disa herë se bëhet fjalë për paratë e emigrantëve duket se ‘amerikanët” nuk e hanë këtë propagandë. “Projektligji nuk ofron garanci të mjaftueshme që individët e implikuar në veprimtari kriminale do përjashtohen nga amnistia” thuhet në deklaratë.

FMN “shuplakë Ramës: Amnistia fiskale do pastrojë para të pista

Po të njëjtin shqetësim, për pastrimin e parave të pista shprehu pak kohë më parë edhe Komuniteti Europian i vetëdishëm që Shqipëria renditen në zonën gri për sa i përket luftës kundër parasë së pistët. “Komisioni nënvizoi shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ai do të dobësonte kontrollet e Shqipërisë kundër pastrimit të parave”, u tha në njoftimin për shtyp pas takimit të 13-të të Nënkomitetit për Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë mbajtur më 29 qershor në Bruksel.

Drafti i amnistisë fiskale pritet me ‘shqetësime serioze’ nga Komisioni Europian

Pra është e qartë se edhe SHBA edhe BE, po ashtu si Britania që ka bërë presion të madh janë kundër këtij projektligji, të cilin arritën ta pengonin rreth dy vite më parë.

Por duke e rikthyer atë në skenë përmes farsës së gjoja konsultimit më publikun qeveria shqiptare do të arrijë disa objektiva. Së pari të mbushë saso pak buxhetin, së dyti të injektojë para në një ekonomi të goditur rëndë nga pandemia dhe lufta në Ukrainë dhe së treti të legalizojë paratë e korrupsionit të madh të këtyre 9 viteve.

Raporti i SHBA për drogërat/ Ç’thoshte Rama dhe ç’thotë departamenti i shtetit për pastrimin e parave

Por edhe nëse Rama i shkon deri në fund konfliktit të tij me ndërkombëtarët, madje gjen edhe 84 votat e nevojshme në gjirin e opozitës për të miratuar ndryshimet në Kosin Penal, nisma është tejet e rrezikuar të dështojë. Duke rritur presionin dhe duke e bërë atë publik shtetet përendimore, nuk po këshillojnë vetëm qeverinë shqiptare, ato po i bëjnë shantazh edhe trafikantëve se janë duke i vëzhguar. Shërbimet inteligjente do të kenë një mundësi të shohin se kush nga shtetasit që janë rezidentë në vendet e tyre do të sjellë para kesh në Shqipëri. Dhe kjo do të jetë një mënyrë e mirë identifikimi. Dhe në një vend ku dalin në shesh të dhënat personale, kartat e identitetit, targat e makionave apo dhe llogaritë bankare, nuk është e vështirë që agjentët perendimorë ta kryejnë lehtësisht punën e tyre.

Pra pyetja themelorë është, a do rrezokonte një trafikant me origjinë shqiptare që të pastronte disa miliona euro në bankat tona, me çmimin e lartë yë identifikimit nga shërbimet inteligjente?

Pastrimi i parave të pista/ Ku bllofon kryeministri?

Bërja publike e këtij debati ka shumë gjasë ti dekurajojë ata dhe ndoshta ky është dhe qëllimi i presionit ndërkombëtar. Në një rast të tillë amnistia e Ramës e dalë nga farsa e konsultimit më publikun nuk do të ketë efekt për të popmpuar ekonominë me para të zeza, por vetëm për të pasruar lekët e korrupsionit të bëra me koncesionet dhe tenderat. 

©Lapsi.al   

 

 

 



4 Comments

  1. Ne fakt kjo tregon qartë për karakterin e tyre. Për frikën që kanë për milionat e fshehura në tregtinë e boronicave, të lojrave të fatit apo dhe dyqane në bllok. Për këto dhe të tjera akte të paligjshme në kurriz të shqiptarëve është shpallur familjarisht non grata. Sali Berisha ndoshta e ka harruar se kur vinte gjoba me pushtetin e tij dërgonte familjarët për ti mbledhur. Ndërsa tani kur qajnë familjarisht për gjobat e pamarra nxjerrin gratë e botës e fshihen pas fustanit të tyre.

  2. Dhoma Amerikane e Tregtise ka te drejte.
    Emigrantet e ndershem qe jane shumica derrmuese kurre nuk mund te bejne deri 2 mln euro pasuri. Trafikantet po.
    Emigranti nuk ben pasuri. Ai i len te gjitha leket e fituara me djersen e ballit per qera pagese shtepie dhe shpenzime te shumta.

  3. Krimineleve dhe politikaneve i do dhene ultimatum te qarte , çdo para e pastruar me kete kurveri te rilindasve do sekuestrohet dhe ju do perfundoni ne burg . Nuk mund te pasurohen ligjerisht kriminelet dhe nuk mund te komandojne akoma kriminelet . Litarin tek thana kurvave

  4. MIRËMËNGJES !!!

    PËRSHËNDES TË GJITHË TRAFIKANTËT E EDROGËS NË SHQIPËRI,

    PËR OBJEKTIVAT E TYRE HUMANITARE-MJEKËSORE DHE JO VETËM NË EUROPË.

    SIGURISHT ME FOTON TIME, ME KARTMONEDHAT E PASTRA 500 €URO, JU UROJ NJË DITË TË BUKUR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *