• |
ide | kryesore

Analiza/ A po bëhet gati Rusia të njohë Kosovën?

Arkiva, Kryesore



“Në politikën e jashtmë nuk ka rastësi. Kur ndodhin me radhë disa koincidenca, atëhere gjithcka është një lëvizje e menduar mirë”. Mbi këtë arsyetim studiuesi Orhan Dragaš, nga instituti për siguri kombëtare, që është një analist i rregulli i Euractiv, arrin në përfundimin se Rusia po bëhet gati të njohë Kosovën duke e përdorur si kazus për shkëputjen e rajoneve të Donetsk dhe Lugansk nga Ukraina. Ai jep disa episode që vërtetojnë tezën e tij të cilat Lapsi.al po i rimer një për një.

“Ministria ruse e Mbrojtjes definitivisht e konsideron Kosovën shtet të pavarur. Ajo e përfshiu Kosovën në listën e vendeve, qytetarët e të cilave shkuan për të luftuar në anën e Ukrainës, së bashku me Poloninë, Britaninë, Amerikën dhe rreth gjashtëdhjetë vende të tjera nga e gjithë bota. Të gjithë ata janë të njohur ndërkombëtarisht dhe janë anëtarë të OKB-së. Serbia nuk është në listë, as si shtesë apo shpjegim për emrin e Kosovës, as në fusnotë me yll” shkruan Dragaš për Euractiv. Ai jep edhe një rast tjetër: “Kjo nuk është hera e parë që Ministria e Mbrojtjes ruse e trajton Kosovën me respekt të plotë, siç e meritojnë vendet e njohura ndërkombëtarisht. Në fillim të agresionit kundër Ukrainës, pas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralit Igor Konashenkov, për ditë të tëra në konferencat e tij ishte një hartë e Evropës Lindore me kufijtë e përcaktuar qartë të Kosovës si shtet më vete.
Ministria ruse e Mbrojtjes është një institucion shumë serioz dhe nuk lejon që ti shpëtojnë gabime dhe pakujdesi të tilla, veçanërisht kur kapacitetet e saj janë mobilizuar në maksimum për shkak të një pushtimi në shkallë të gjerë të një shteti sovran fqinj” pretendon ai.

Por nuk janë vetëm këto dy raste kur Rusia në thelb e trajton Kosovën si një shtet të pavarur pa e shpallur atë. “Dy “gabimet” e Ministrisë së Mbrojtjes janë vetëm vazhdimi i një liste të gjatë gjestesh, duke përfshirë deklaratën e lidershipit më të lartë politik, që tregon se Moska e konsideron Kosovën një vend të pavarur, sidomos kur dëshiron të përfitojë nga një qëndrim i tillë në favor të pushtimeve të saj territoriale” thota autori në tekstin e lexuar nga Lapsi.al . Ai sjell në vëmendje se gjatë një bisede të fundit të Vladimir Putinit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, presidenti rus deklaroi se ai e njeh pavarësinë e Donjeckut dhe Luhanskut si një precedent të bazuar në rastin e Kosovës. Dhe për më tepër shton Orhan Dragaš diplomatët Rusë as nuk u munduan ta justifikojnë apo të fusin në kontekt këtë deklaratë.

“Nuk ishte rastësi që Vladimir Putin pati një bisedë të përzemërt me Hashim Thaçin në Paris për të përkujtuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, duke e trajtuar atë si të barabartë si të barabartë. Nuk ishte rastësi që presidenti i Federatës Ruse të Futbollit, Aleksandr Avdeyev, uroi kolegun e tij kosovar Agim Ademi për marrjen e detyrës me mesazhin se Kosova “mund të llogarisë gjithmonë në mbështetjen e Federatës Ruse të Futbollit në të gjitha çështjet e futbollit”, jep të tjerë shembuj autori i cili bën edhe një parashikim: Moska do ta njohë kosovën më shpejt se pesë vendet e BE-së (Spanjë, Sllovaki, Rumani, Greqi dhe Qipro) që refuzojnë ta pranojnë pavarsinë e saj. ”

Kriza ukrainase ka nxitur shumë faktorë që të rrisin presionin ndaj këtyre shteteve, duke shpresuar të pakësojnë ndarjet midis aleatëve perëndimorë, të paktën për këtë çështje. Por vendi më afër njohjes së Kosovës nuk është asnjëri prej tyre, por Rusia. Asnjë prej tyre nuk ka arsye të reja për ta njohur Kosovën, ndërsa Rusia i ka ato”.

Sipas Orhan Dragaš, Rusia do ta bëjë këtë pavarësisht se “Kosova, që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës, mbështet fuqishëm popullin ukrainas dhe Ukrainën, e cila nuk e njeh atë si shtet”, madje qoftë edhe me cmimin e zhgënjimit të një aleati tradicional si Serbia.

Burimi Euractiv/ Përshtati për Lapsi.al T. Çela



9 Comments

  1. Faktikisht Kosova, mdonëse nuk njihet nga OKB nga vetoja e Rusisë e Kinës në Këshillin e Sigurimit, duke pasur praninë e KFOR-it, njësi ushtarake e NATO-s, ndonëse nuk i njihet pamvarësia nga disa vende të BE që janë njëkohësisht antare të NATO-s, nuk ka më shans që të rimeret nga Serbia.
    Ministrija ruse e mbrojtjes e provoi të “pushtonte” aeroportin e Prishtinës në kohën e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, e u detyrua të tërhiqte trupat e saj që atje.
    Raportet ekonomike e demografike midis përplajes ruse me Ukrainën e asaj serbe me Kosovën, janë tërësisht të ndryshme.
    Rusia e Ukraina, ndonëse kanë njëfarë ndryshimi etnik, kanë të njëjtën rrënjë, ate sllave, kurse Kosova në raport me jugosllavët ka një ndryshim të madh etnik në demografine e saj.
    Sllavër e shqiptarët në Ballkan në fqinjësinë e tyre, kanë një histori krejtësisht ndryshe nga sllavët ukrainas e rusë, në gjuhë, tradita kulturore e prejardhje etnike.
    Mesa dij, nga ministria e mbrojtjes ruse , ka pas dalë një hartë e Ballkanit ku përfshihenn kufijtë e një shteti shqiptar me të gjithë territoret e banuara aktualisht prej tyre, pa futur në ato kufij teritoret e pushtuara para disa shekujsh të pastruara etnikisht prej sllavëve nga popullsia iliro-shqiptare.
    Historia e Ballkanit që para dy shekujsh quhej nga gjeografët me emrin Gadishulli Ilirik, është e mbushur me luftëra genocidale të pastrimit e asimilimit etnik të iliro-thrako-shqiptarëve nga sllavët.
    Veç përkatësisë etnike, në gadishullin tonë si pasojë e historisë së perandorisë bizantine e otomane, është krijuar edhe ndarja tjetër midis ortodoksëve e myslimanëve.
    Pamvarësisht nga abuzimet e mëdha në trajtimin e kësaj të vërtete historike , ku nga sllavët popullsia autoktone iliro-shqiptare cilësohej si një popullsi e ardhur, historianët rusë e kanë ditur historinë e vërtetë të gadishullit tonë, e këtë të vërtetë nuk kishte si ta mohonin as carët rusë e as cari komunist Stalini, ndonëse kishin pak njohuri historike për Gadishullin Ilirik.
    Grupit sllav i përkasin edhe popujt e Polonisë, Çekosllovakisë së dikurëshme, Kroacisë etj. por duke qenë më afër perëndimit të krishterë katolik, patën një diferencim të dukshëm me sllavët ortodoksë , pjellë e Bizantit.
    U zgjata me këtë histori, për të evidentuar rolin e iliro-shqiptarëve në Ballkan, që vazhdon të ndikojë në gjeopolitikën e sotme., jo vetëm të Europës, por edhe SHBA.

  2. Analisti Artur Zheji i ka kërkuar deputetit të opozitës, Oerd Bylykbashi që të publikojnë me emra, kush janë oligarkët, që siç pretendon PD janë të lidhur me Ramën. Por Bylykbashi, nën shembullin e Berishës nuk pati guxim të përmendë me emër asnjë oligark.per njohjen e kosoves nga rusia ka ndikuar dhe salih karaxhic berisha si nje agjent ruso-serb qe eshte,gezohuni shpellkare

    1. Megjithë kritikat që mund të kem ndaj doktor Berishës që për hir të interesit të tij personal, e përçau Partinë demokratike, duhet të përmend faktin se az është i vetmi kryeministër shqiptar i këtyre tre dekadave pas përmbysjes së diktaturës kriminale enveriste, që nuk ka shkelur asnjëherë në Beograd.
      Ndërkaq tre kryeministrat e tjerë socialistë, Nano, Meta e veçanërisht dynetroshi karagjoz Rama kanë vizituar Beogradin apo kanë takuar shpesh qeveritarët e liderët e Sërbisë.
      Ky rrugaçi që poston vazhdimisht në këtë portal një trakt serb që i cilëson shqiptarët si njerëz të përbuzur e primitive duke i quajtr mbi 70% të tyre që janë malsorë, me një epitet të ndyrë e banal si “shpellk….”, e përmend njëkohësisht edhe profesor doktor Berishën me nofkën “sali karaxhiç berisha”, nuk më duket se inspirohet nga politika apo patriotizmi, përkundrazi, kjartazi e tregon veten se është një antishqiptar i ndyrë.
      Malsorët shqiptarë që përbëjnë numurin dominues të kombit tonë janë ata njerëz të lirë e krenarë që luftuan kundër cilitdo agresor , që nga romakët e deri tek karaxhiçët serbë, e ishte qëndresa e tyre në shekuj që sot ne arritëm të ekzistojmë si komb.
      O kafshë e ndyrë !
      Ndryshe nga një pjesë e shqiptarëve kënetorë si puna tënde, që u skllavëruan shpejtë nga të huajtë e jetonin në kasolle balte e kashte, malsorët shqiptarë nuk jetonin në shpella, siç thua ti, por kishin ndërtuar kulla të fortifikuara dy-tre katëshe , ku nuk mundën të shkelnin pushtuesit e huaj.
      Nga malësitë e Shqipërisë etnike, dolën figurat më të shquara të kombit tonë si për lufte me pushkë, ashtu edhe në luftën për gjuhën shqipe të shkruar.
      A e ka dëgjuar kush doktor Berishën të flasë me gjuhë të ndyrë banale ?
      I vetmi politikan shqiptar në gjithë historinë e Shqipërisë që paraqitet në publik me gjuhë vulgare banale si puna tënde, është karagjozi Rama.

  3. Nuk e refuzojmet njohjen e Kosoves jo vetem nga Rusia, por edhe nga Serbia po te ndodh pse jo,le te na njoh. Por nqs ndodh kjo,do ndodh per interes te tyre. Ne nuk duhet te biem ne gracken e tyre dhe te themi do njohim Krimene nqs Rusia na njeh,sepse mund te behet qe te na percaje me Ukrainen dhe Perendimin, por nqs kjo do ishte nje mundesi reale, dhe ne koordinim me aleatin nr 1, pse jo duhet ta marrim ne konsiderate,sidomos nqs Ukraina vazhdon te mos na njohi apo me keto flirtet me serbet. Nderkohe Ukrainen po e pekrahim per shume arsye,e mbi te gjitha se kemi qene vete ne nje situate te tille,dhe per hir te vertetes nuk presim te na njoh Ukraina keto jave.Por patjeter DUHET te na njohin ne nje te ardhme te afert,perndryshe pervec se do tregojne se jane hipokrit(qe sja njohin tjetrit ate te drejte qe vete po e kerkojne) do detyrohemi te ndryshojme qasjen ndaj tyre. Bile une as nuk e perjashtoj qe megjithese se Serbia po del kunder Ukraiens, prape ne nje te ardhme, ukrainasit do jene me te aferte me serbo cetniket se sa me ne. T’ia leme kohes, por deri atehere te rreshtohemi pro Ukraines.

  4. Po te ishin Shqiptaret e zgjuar dhe diplomate do perfitonin jashtzakonisht shume nga Kina me Rusine sic perfituan ne kohen e Enverit ku vetem kina investoi 10 miliarde dollare qe nga viti 1960 deri ne 1978. Amerika vrtem shkaterrim dhe rrjepje na ka sjelle. Rusia e ka pike te dobet Shqiperine dhe Serbet ka filluar ti largoj sepse Serbet gjithmone e kane perdorur Rusine dhe i lepihen Perendimit

    1. Ka edhe kësosoj bagëtishë tru tredhur shqiptarë që vazhdojnë të shohin shpëtimin nga mjerimi ekonomik e demokratik, tek Rusia e Kina, si ky komentuesi i orës 07,16., siç ka pasur e ka akoma historia shqiptare edhe dumbabistët e Haxhi Qamilit, që i mbajnë sytë tek sulltanët turq.

  5. S’ka për të ndodh kurrë.E nëse ndodh me dyshimet e mia të mëdha do t’a bëjë për diversion për t’i hequr veshin Serbisë.Dhe ato deklarata atë qëllim kanë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *