• |
ide | kryesore

11 të mbytur deri tani në plazhe/ Protestë para ministrisë Turizmit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
vjosa



11 persona janë mbytur këtë sezon turistik dhe kjo ka zgjuar reagimin publik.

Nisma “Thurje” do të protestojë këtë të premte para ministrisë së Turizmit për jetët e humbura që sipas tyre janë shkaktuar prej mungesës së vrojtuesve.

Mes 11 viktimave, janë dhe 4 fëmijë të mitur.

Nisma “Thurje” thotë se do të kërkojë kërkojmë heqjen e licensave për subjektet që nuk kanë roje detare sipas Nenit 7 të V.K.M-së ose largimin e ministres Mirela Kumbaro.

“11 qytetarë janë mbytur nga papërgjegjshmëria e institucioneve, mes të cilëve 4 fëmijë të mitur. Ndonëse e kanë detyrim ligjor vendosjen e rojeve të plazhit në distancën 80m, ligjet që vetë firmosin nuk i zbatojnë.

Ne nuk kemi nevojë për heronj 18-vjeçarë që humbasin jetën se në plazhe nuk ka vrojtuesë. Sa njerëz duhet të mbyten që institucionet të reagojnë?

Do të jemi përpara Ministrisë së Turizmit për të kërkuar heqjen e licensave për subjektet që nuk garantojnë siguri, ose të largohet ministrja që këto ditë e ka mendjen të bëj fushatë” – thuhet në njoftim.



2 Comments

  1. Ujerat s’kane siguri, rruget s’kane siguri, jeta gjithe e me e pasigurt nen demokracine liberale aka soros

  2. Vito, mashtruesi i kerrmillit , shoku i Nikos se Orneles se Varuzhan Piranjanit thotë:

    Vertet besoni se Mirela Kumbaro Furxhi e ruan ate placken e vjeter per punen e turizmit dhe te 11 te vdekurve ?!
    Po me habisni. Ajo eshte nje perkthyese ne gjuhen frege dhe kaq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *